VIDEO / Edi Rama “thumbon” Fevziun: Intervistova 80 të ftuar për rreth 10 orë, ndërsa ti…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë gjithë ditës së shtunë, Kryeministri Edi Rama theu rekord në podcastin e tij “Flasim” ku prezantoi për rreth 10 orë në transmetim 80 kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste.

Transmetimi maratonë i podcastit të Ramës u mbyll gjatë pasdites.

Në përfundim, Rama u shfaq në një video të shkurtër në Instagram, së bashku me 3 persona që qëndrojnë prapa kuintave për të drejtuar transmetimin teknik.

Kryeministri i drejtohet autorit të emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu, ku me krenari i thotë se ka intervistuar 80 persona në transmetim maratonë për më shumë se 9 orë.

“Ja pra 9 orë e 43 minuta, unë, një tavolinë, dy kamera, tre çuna. Këta të dy këtu dhe qerosi që iku për iftar. Edhe një kompjuter këtu pa luajtur nga vendi. Fevzi, 80 të ftuar Fevzi, se ti i bën me regjistrim dhe pastaj bën sikur del Live edhe thonë si rri ky Fevziu.

80 të ftuar o Fevzi, edhe për çfarë? Për këtë, kjo është Republika e Shqipërisë ne do ta bëjmë Europian Union Republic of Albania dhe në momentin që çdo shqiptar dhe shqiptare do ta marrë këtë atëherë askush nuk sheh dot më nga lart-poshtë, mua jo e jo se nuk më shohin dot, por asnjërin nga ju dhe do të jemi që të gjithë të lara përpara atyre që na e kanë lënë amanet Shqipërinë në maj dhe të gjithë atyre që u kemi borxh, të gjithë fëmijëve të këtij vendi”, ka thënë Kryeministri Edi Rama në këtë video të shkurtër./     S,M

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV