E diela, ditë vendimtare për imamologun, çfarë do të bëjë Erdogan?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja jote, jeta ime. Kjo frazë përmbledh atë që ka ndodhur në Turqi ditët e fundit, pasi ndalimi i përkohshëm i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, do të përcaktojë mbijetesën politike të politikanit të arrestuar dhe të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Dita më kritike për të ardhmen e Imamoglu është e diela. Pas 48 orësh, pra të dielën, më 23 mars, përfundon ndalimi i përkohshëm 4-ditor i Ekrem Imamoglut dhe gjyqtarët turq do të duhet të vendosin nëse kryetari i Stambollit do të lirohet apo nëse ndalimi i tij i përkohshëm do të shndërrohet në paraburgim.

Kryebashkiaku i Stambollit i arrestuar përkohësisht rrezikon të dënohet deri në 38 vjet, apo edhe më shumë, sipas mediave turke. Me vendime gjyqësore në Turqi janë sekuestruar të gjitha pasuritë e Ekrem Imamoglut dhe të gjitha bizneset që ai zotëronte.

Megjithatë, nëse Imamoglu nuk do të lihet në paraburgim dhe do të lirohet me kusht, ai do të bëhet një hero popullor në sytë e miliona qytetarëve turq, por edhe në mbarë botën. Në këtë skenar, natyrisht, reputacioni i Tajip Erdogan do të marrë një goditje të madhe dhe ndoshta vendimtare, me sloganin ” heroi i popullit kundër diktatorit” që dominon rrugët, rrugicat dhe sheshet e Turqisë.

E diela, ditë vendimtare për Imamoglun; çfarë do të

Katër rrugët për Ekrem Imamoglu

Mund të lirohet: Në këtë rast, ai do të kthehet në detyrën e tij si kryebashkiak i Stambollit.

Por, edhe nëse lirohet, ka mundësi që të shkarkohet: Ministria e Brendshme mund të vendosë shkarkimin e tij dhe emërimin e një administratori për Bashkinë e Stambollit, duke përdorur si argument hetimet në vazhdim ndaj kryebashkiakut.

Ai mund të arrestohet me akuza për terrorizëm: Nëse ai mbahet në paraburgim me akuzën e “dhënies së ndihmës për një organizatë terroriste”, Ministria e Brendshme mund të emërojë një kryebashkiak të ri në Stamboll.

Nëse ai arrestohet me akuzën e krimit të organizuar, Këshilli Bashkiak Metropolitane i Stambollit mund të zgjedhë një kryetar të ri.

Lexo edhe :  O je më buf se bufi, ose je kreu i bandës!

E diela, ditë vendimtare për Imamoglun; çfarë do të

Natën të gjithë kanë frikë të dalin jashtë

Për të dytën natë radhazi, protestat e qytetarëve vazhduan në rrugët e Turqisë , pavarësisht ndalimit të tubimeve.

Policia turke përdori kimikate, plumba plastikë dhe gaz lotsjellës kundër turmës që ishte mbledhur para bashkisë së Stambollit.

Sipas korrespondentëve të AFP-së, policia donte të parandalonte një grup protestuesish të rinj që po përpiqeshin të niseshin drejt Sheshit Taksim , një vend emblematik proteste, i cili është bllokuar plotësisht me kangjella metalike.

E diela, ditë vendimtare për Imamoglun; çfarë do të

Ndalimi i demonstratave edhe në Izmir

Sot, të premten, u njoftua se masa e ndalimit të demonstratave po vendoset edhe në qytetin e Izmirit, bastioni më i fortë i Partisë Popullore Republikane (CHP), partia e krijuar nga themeluesi i Turqisë moderne, Kemal, dhe e cila Ekrem Imamoglu donte të ishte kandidati për postin e presidentit të Turqisë, kundër Erdoganit, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2028.

E diela, ditë vendimtare për Imamoglun; çfarë do të

Demonstrata të reja sot

Pavarësisht ndalimit që është vendosur, sot në qytetet e Turqisë po organizohen demonstrata të reja në mbështetje të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, dy ditë pas arrestimit të tij. Në total, që nga e mërkura, ditën e arrestimit, protesta janë zhvilluar në 29 nga 81 provincat e Turqisë.

“Tani askush nuk duhet të presë që Partia Popullore Republikane (CHP) të bëjë politikë në salla dhe ndërtesa. Që tani e tutje jemi në rrugë dhe sheshe”, tha kreu i partisë më të madhe opozitare turke, Ozgur Ezel, dje para bashkisë së Stambollit ku ishin mbledhur disa mijëra protestues.

E diela, ditë vendimtare për Imamoglun; çfarë do të

Aplikacioni Whatsapp, Instagram dhe Youtube u rihapën

Kufizimet për aksesin në rrjetet sociale dhe platformat e mesazheve (X, WhatsApp), të cilat ishin vendosur që nga mëngjesi i së mërkurës, u hoqën mbrëmë , sipas një organizate turke që monitoron internetin. Gjithsej 54 përdorues të internetit janë arrestuar që nga e mërkura për mesazhe në rrjetet sociale që u konsideruan “provokuese” nga autoritetet turke, njoftoi sot Ministria e Brendshme turke. /    S,M

Të fundit

Dita Botërore e Sindromës Down/ Fushatë ndërgjegjësuese për fëmijët dhe familjet

21 Marsi është Dita Botërore e Sindromës Down. Me këtë rast, ministritë në vendin tonë dhe organizata të shumta kanë...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Aktori amerikan, Wings Houser, një figurë ikonë në film dhe televizion, vdiq më 15 mars në Los Angeles për shkaqe natyrore. Lajmin për vdekjen...

Anglia dyfishon shifrat ndaj Shqipërisë, realizon Kane

Angli 2-0 Shqipëri Shqipëria  përballet me Anglinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Tuchel, kanë vendosur...

E lidhur apo single?! Livia flet pa ‘doreza’, zbulon gjithçka rreth situatës me Mevlanin

Eftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe...

E rëndë! Shqiptari vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën!

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin Thannhausen, në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është...

Lajme të tjera

Web TV