Inteligjenca Artificiale mund të diagnostikojë në kohë rekord këtë sëmundje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me përparimin e shpejtë të Inteligjencës Artificiale, kërkuesit mund të zhvillojnë më shpejt përcaktimin e diagnozës për sëmundjen celiake e cila prek funksionet e zorrës së hollë duke ndërhyrë në thithjen e lëndëve ushqyese.

Kështu mendon studimi i cili ka në plan të parë këtë sëmundje që prek sistemin autoimun të nën 700 mijë personave që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por që merr shumë kohë për t’u diagnostikuar në kohën e duhur.

Teksa Inteligjenca Articiale po njeh rritje, studiuesit e Universitetit të Cambridge thonë se përmes këtij mjeti të fuqishëm, diagnoza mund të përshpejtohet për të favorizuar dhe trajtimin më efikas të personave që preken nga kjo sëmundje.

Studiuesit pohojnë se me këtë teknikë, ulet ndjeshëm koha e patologjisë, sidomos në rastet më komplekse për t’u zbuluar. Ky algoritëm u provua në mbi 400 imazhe që i përkisnin spitaleve të ndryshme, duke përdorur pesë skanerë të ndryshëm nga secila kompani.

Për të shpjeguar më tej këtë procedurë, konsultentja hematopatologe, Elizabeth Soilleux dha detaje më konkrete.

“Diagnoza e saktë mund të marrë vite dhe në një kohë kur presioni mbi sistemet e kujdesit shëndetësor është intensiv, këto vonesa mund të zgjasin edhe më shumë. Për këto arsye, Inteligjenca Artificiale mund ta përshpejtojë këtë proces, duke i lejuar pacientët që ta marrin diagnozën sa më shpejtë të jetë e mundur duke shmangur kështu pritjet”, u shpreh Elizabeth Soilleux.

Sëmundjua celiake shkaktohet nga konsumimi i glutenit i cili gjendet në grurë dhe thekër, ndërsa simptomat e saj janë kryesisht ngërçe në stomak, diarre, skuqje të lëkurës, humbje peshe, lodhje si dhe anemi.

Studiuesit dhe mjekët rekomandojnë që këto simptoma nuk duhen neglizhuar dhe përmes aplikimit të kësaj teknologjie në diagnostikimin e saktë dhe në kohë të përshpejtuar, mund të ndihmojë pacientët të rikuperojnë kohë dhe të shërohen./   S,M

Të fundit

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën; Masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të mbërrijë këtë të enjte në Shqipëri, në prag të Samitit të Komunitetit...

Rama tallet me Berishën/ Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si…

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke "hipur" mbi një valë ndjenjash pro-BE-së për t'u bërë udhëheqësi...

Fotografuan votën e tyre, Prokuroria e Tiranës kërkon masë të rreptë për dy persona

Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy personat e arrestuar më 11 maj, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës...

Akuzat për sulm seksual, shpallet fajtor aktori francez Gerard Depardieu!

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu, 76 vjeç, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj dënim...

Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, flakët shkatërruan çdo gjë brenda saj

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile, të Lezhës. Sipas informacioneve dyshohet se shkak i zjarrit...

Lajme të tjera

Web TV