Hani vetëm 30 gramë në ditë nga ky frut, studimet kanë provuar se ul kolesterolin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrat janë cilësuar si një nga ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës. Ato përmbajnë nivele të larta të fibrave, proteinave dhe vitaminave, dhe studimet e shkencëtarëve nga Suedia dhe Norvegjia kanë treguar se konsumimi i përditshëm i arrave mund të jetë shumë i dobishëm për shëndetin.

Hani një grusht në ditë.

 

 

Rekomandohet të hani rreth 30 gram (një grusht) arra në ditë, të cilat mund të zvogëlojnë nivelet e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Studimi, i cili përfshiu pothuajse dy milionë njerëz, tregoi se rreziku i vdekjes nga një atak në zemër ose goditje në tru reduktohet me një të katërtën tek ata që konsumojnë rregullisht arra.

Hulumtimi, i kryer nga ekipe nga Universiteti i Oslos dhe Instituti Karolinska në Stokholm, përfshiu 60 studime dhe 1.9 milionë pjesëmarrës, për të përcaktuar lidhjen midis konsumit të arrave dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.

Redukton rrezikun e sulmit në zemër

Rezultatet treguan se njerëzit që konsumonin rreth 30 gram arra në ditë kishin 19% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare dhe 23% më pak gjasa të vdisnin nga këto sëmundje krahasuar me ata që hanin më pak. Gjithashtu, adhuruesit e arrave kishin 18% më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të zemrës dhe 25% më pak gjasa të vdisnin prej saj. Erik Arnesen, një nga autorët kryesorë të studimit, tha: “Nëse hani një grusht arra çdo ditë, që është rreth 30 gramë, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare do të ulet me 20 deri në 25%.”/k.k

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV