Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të krimit elektoral.

Berisha përgëzon demokratët, ndërsa thotë se ‘dënon aktin kriminal’. Teksa i referohet mesazhit të një qytetari, kryedemokrati thotë se në zonën e Shkozetit, dy persona me motor po shpërndajnë zarfe në banesa. Në videon bashkëngjitur denoncimit, shihet një person teksa i jep zarfi një qytetari.

“Demokratët kapin në flagrancë kriminelët elektoralë, Nova, Laku. Edi Rama i tmerruar nga mbyllja madhështore e fushatës tonë dhe humbja e sigurt që e pret ka urdhëruar veprime kriminale për të cilat do përgjigjet deri më një!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal dhe përgëzoj demokratët që i kapën kriminelët në flagrancë. Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit digital. Sot në zonën e Shkozetit 18:47 personat e quajtur Ard Nova dhe Laku me një motorr po shpërndajnë zarfe nëper shtëpia.”, shprehet ai./e.t

/E.T

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV