Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpëtim Luku

Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale. Lulëzim Basha e bëri këtë. Me vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ai mori mbi vete peshën e një akti që shumica nuk pati kurajën as ta mendonte. Madje i çuditi të gjithë.
Ky vendim nuk ishte vetëm një shkëputje nga një figurë e fuqishme dhe me histori në PD, por një përpjekje serioze për të çliruar partinë nga pengmarrja personale dhe familjare, që e ka shndërruar atë nga një forcë e madhe opozitare në një strukturë të ngërthyer nga interesat private dhe nostalgjia e një epoke të konsumuar.

Fakti që shumë prej bashkëpunëtorëve të tij zgjodhën t’i nënshtrohen Sali Berishës, jo për parim, por për interes, flet shumë më shumë për ta sesa për Bashën. Ishin këta që nuk qëndruan, nuk mbajtën barrën e një vendimi të drejtë dhe nuk panë përtej momentit. Ishin këta që sot nuk kanë më as moralin për të kritikuar shkatërrimin që i është bërë PD-së nga brenda.

Partia Demokratike ka ende një sfidë madhore përpara: të çlirohet nga pengmarrja dhe të kthehet në alternativë reale për shqiptarët. Por sot çështja shtrohet nëse është i mundur ky çlirim apo jo? Sepse Sali Berisha e ka deklaruar troç mos largimin, përveçse një rrethane. Por që të ndodhë, ky çlirim nuk mund të vijë pa e pranuar të vërtetën. Dhe e vërteta është se Lulëzim Basha pati të drejtë. Vendimi i tij ishte një shërbim që ai i bëri PD-së.
Lulëzim Basha nuk mund të rikthehet në krye të PD-së. Ndaj, në emër të së vërtetës, të së drejtës dhe mirënjohjes kërkojini falje Lulëzim Bashës. Që nëpërmjet “mos mirënjohjes” së tij ndaj Sali Berishës e çliroi PD-në njëherë prej tij.

Të fundit

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën; Masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të mbërrijë këtë të enjte në Shqipëri, në prag të Samitit të Komunitetit...

Rama tallet me Berishën/ Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si…

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke "hipur" mbi një valë ndjenjash pro-BE-së për t'u bërë udhëheqësi...

Fotografuan votën e tyre, Prokuroria e Tiranës kërkon masë të rreptë për dy persona

Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy personat e arrestuar më 11 maj, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës...

Akuzat për sulm seksual, shpallet fajtor aktori francez Gerard Depardieu!

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu, 76 vjeç, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj dënim...

Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, flakët shkatërruan çdo gjë brenda saj

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile, të Lezhës. Sipas informacioneve dyshohet se shkak i zjarrit...

Lajme të tjera

Web TV