“Shokët” e burgut votojnë Ilir Metën, fiton shumë vota te “313”-ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa ndodhet i paraburgosur në Burgun 313, Ilir Meta ka qenë njëkohësisht edhe kandidat në listën e hapur të koalicionit opozitar.

Ai ka marrë një numër të madh votash nga burgosurit e tjerë në këtë institucion, ku ka siguruar një mbështetje të konsiderueshme.

Sipas të dhënave nga QV nr. 1867/01, brenda paraburgimit 313, Meta ka marrë 58 vota nga “shokët” e burgut. Por, edhe pse të dënuarit aty i dhanë mbështetje, Meta nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvend, pasi deri më tani ka marrë 5350 vota në total.

Në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka rezultuar kandidati më i votuar nga të paraburgosurit. Ndërkohë, në Burgun 313, i dyti më i votuar ka qenë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me 58 vota.

Meta refuzoi të ishte pjesë e listës së mbyllur për të fituar mandat të sigurt dhe qëndroi në listë të hapur. Meta prej disa muajsh ndodhet në qeli, ndërkohë që Gjykata nuk ka dhënë ende një dënim për të. m.p.

Të fundit

Shqipëri- Britani marrëveshje ushtarake dhe një “mundësi” për një kamp refugjatësh

Takimet para mbajtjes së Komitetit politik Europian në Tiranë, duket se kanë qenë një mundësi e madhe bashkëpunimi mes...

Horoskopi i ditës së premte, 16 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Po flasim për një rilindje, një drejtim të ri ekzistencial dhe dashuror. Sa i përket punës, në këtë periudhë do të korrni...

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar mbi një cisternë ruse të...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

Lajme të tjera

Web TV