AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të kaluar. Mbështetur në vlerësimet e AKEP, norma e penetrimit të aksesit broadband nga rrjetet fikse për familje u rrit me afërsisht 4 pikë përqindje vitin e kaluar.

Ndërkohë, norma e penetrimit të internetit me linja fikse në popullsi arriti në 28.9%, nga 22.9% që kishte qenë një vit më parë. Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve të shërbimit të internetit me linja fikse në fund të vitit 2024 arriti në 693 mijë, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në dekadën e fundit ka shfaqur një tendencë të vazhdueshme në rritje dhe konkurrencë të lartë mes operatorëve, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti.

Sipas numrit të abonentëve, tregu vitin e kaluar kryesohej nga One Albania, me 22% të numrit të përgjithshëm të abonentëve, e ndjekur nga Vodafone Albania me 21%, A.S.C (Tring) 9% pjesë tregu, Abissnet me 6%, Digicom me 5% dhe Nisatel me 4% pjesë tregu.

Gjatë vitit 2024, trafiku i internetit broadband nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB ose rreth 41% më shumë se viti 2023. Sipas AKEP, rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit, ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband më shpejtësi dhe cilësi të lartë.

Të dhënat e raportuara nga sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve fikse tregojnë së përveç rritjes së numrit të pajtimtarëve, zhvillim mjaft pozitiv ka pasur edhe në drejtim të zhvendosjes drejt shpejtësive më të larta, duke i ofruar këto shërbime me rrjet teknologjik të aftë që mundësojnë transmetim me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë (kryesisht nëpërmjet fibrave).

Lexo edhe :  Kapen tre tonë kokainë në Ekuador/ I përkiste mafias shqiptare! Pesë në pranga

Rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të parashikuara në planin kombëtar të broadband për infrastrukturë digjitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin, për të ngritur themelet për një shoqëri Gigabit.

Në fund të vitit 2024 numri i pajtimtarëve që kanë akses me shpejtësi më shumë se 30 Mbps përbën rreth 83% të totalit të numrit të pajtimtarëve me akses broadband nga rrjetet fiks, duke shënuar rritje të konsiderueshme me periudhën pararendëse ku pajtimtarët me shpejtësi më shumë se 30 Mbps përbënin rreth 69% të totalit.

Ndërkaq, numri i pajtimtarëve të shërbimeve broadband nga rrjetet fikse me akses mbi 100 Mbps është më shumë se 294 mijë (rreth 43% e pajtimtarëve) duke shënuar rritje mjaft të konsiderueshme krahasuar me vitin pararendës (rreth 28% të totalit të pajtimtarëve për 2023).

Bazuar në të dhënat e raportuara lidhur me teknologjinë e ofrimit të shërbimit broadband fiks vërehet se gjithnjë e më shumë sipërmarrësit që ofrojnë këto shërbime po i zhvendosin linjat e tyre nga lidhjet tradicionale me DSL (dhe kombinimet me të) drejt ofrimit të këtij shërbimi nëpërmjet fibrave optike./ Monitor

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV