COVID-19/Dy muaj ferri, po “bie” shëndetësia, gati dy spitalet e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali Infektiv në Tiranë mbushet me 81 pacientë me koronavirus, bëhen gati dy spitalet e tjera “Covid 2 dhe 3”. Alarmi vjen nga mjekët dhe Ministria e Shëndetësisë, e cila pranon situatën e rëndë dhe kërkon zbatimin e rregullave. Përse qershori dhe korriku solli shifra të frikshme vdekjesh. Qeveria përjashton mundësinë e një “karantine 2”.

Nga Ornela Bereti

Dilemat janë të mëdha teksa shifrat e vdekjeve, të të shtruarve dhe të të prekurve rriten nga dita në ditë, por një rimbyllje e vendit apo karantinim i dytë, deri tani, nuk është menduar. Rekordet e e infektimit thyejnë njëra-tjetrën dhe vetë sistemi shëndetësor ngre alarmin për prag kolapsi, duke bërë gati dy ambiente të tjera spitalore. Gjithsesi, Shqipëria nuk do t’i nënshtrohet një izolimi të dytë, pavarësisht ritmeve të përhapjes së COVID-19. Për të përballuar rritjen e fluksit të infektimeve dhe të shtrimeve në spital do të hapet me kapacitet të plotë “Covid 2” dhe është gati për t’i hapur dyert “Covid 3”. Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 81 pacientë, ku 11 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes. Situata në Spitalin Infektiv është shumë serioze, ndërkohë që dje është shënuar një rekord i ri të infektuarish me COVID-19. Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 420 qytetarë ku kanë rezultuar pozitive 90 raste të reja. Janë të shtruar 81 pacientë, ku 11 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 në intubim. Fatkeqësisht, kanë humbur betejën me sëmundjen 2 pacientë të moshës 63 dhe 81 vjeç, të cilët kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë janë shëruar 43 pacientë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 1875 dhe ka akoma 1318 raste aktive.

Harta e infeksionit  

Rastet e reja janë 90 përkatësisht: 36 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, 11 raste në Vlorë, 8 raste në Kukës dhe Krujë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Elbasan, 2 raste në Lushnjë, 1 rast në Lezhë, Kamëz dhe Dibër. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Bilanci i COVID-19

Në total janë testuar në të gjithë vendin 27446 persona, vetëm dje kanë kryer tamponin 420, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 90 persona. Nga nisja e pandemisë deri dje kanë rezultuar pozitiv 3278, nga të cilët janë aktivë 1318 persona, ndërsa 1875 të shëruar. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi në seancën e fundit parlamentare se rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, e shoqëruar me rritje të shtimit të personave të shtruar, rrezikon futjen në kolaps të sistemit shëndetësor. Situata e COVID-19 në Shqipëri është serioze dhe kërkon një ndërgjegjësim më të madh nga qytetarët, pasi sistemi i shëndetësisë mund të mos e përballojë fluksin e rasteve në rritje. Kështu u shpreh ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend. Sipas saj, sistemi shëndetësor në Shqipëri është shumë delikat për të përballuar atë që mund të vijë, dhe kjo jo për arsye të mospërgatitjes dhe mosimpenjimit real të qeverisë shqiptare, por për atë që mund të vijë nga neglizhenca dhe moszbatimi i protokolleve të sigurisë dhe masave të thjeshta.

Rastet totale sipas qyteteve

Të konfirmuar në të gjithë vendin 3278

Tiranë: 1359 raste +36

Durrës: 231 raste +15

Lushnjë: 47 raste +2

Elbasan: 64 raste +3

Fier: 86 raste

Rrogozhinë: 7 raste

Kavajë: 40 raste

Korçë: 54 raste

Vlorë: 135 raste +11

Shkodër: 357 raste

Lezhë: 50 raste +1

Berat: 41 raste

Has: 17 raste

Krujë: 373 raste +8

Tropojë: 9 raste

Pukë: 58 raste

Mirditë: 12 raste

Kukës: 70 raste +8

Mallakastër: 4 raste

Kurbin: 87 raste +4

Mat: 16 raste

Kamëz: 54 raste +1

Librazhd: 2 raste

Ura Vajgurore: 1 rast

Gjirokastër: 9 raste

Sarandë: 9 raste

Pogradec: 15 raste

Përmet: 12 raste

Delvinë: 15 raste

Tepelenë: 2 raste

Vau Dejës: 6 raste

Divjakë: 7 raste

Fushë-Arrëz: 7 raste

Selenicë: 1 rast

Belsh: 1 rast

Dibër: 6 raste +1

Kolonjë: 2 raste

Malësi e Madhe: 7 raste

Bulqizë: 5 raste

/Fjala.al/Ke.Ba

 

 

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV