Mikaela Metalla, vajza që e ndan kohën mes shkollës e futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mikaela Metalla, edhe pse e vogël në moshë ka kaluar në radhën e saj dy ekipe të rëndësishme të kampionatit të femrave. Fillimisht është aktivizuar me Tirana AS, ndërsa tani luan me Teutën. Dëshirën që ka për të luajtur futboll dhe për t’u bërë një futbolliste me emër nuk e shmang dot.

Për “fshf.org” Mikaela, maturante këtë vit u bën thirrje bashkëmoshatarëve të saj e sidomos atyre femra, që të mos tërhiqen pas por të besojnë te vetja.  Mikaela aktivizohet edhe në ekipin kombëtar të femrave U-19.

Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

Që kur kam qenë e vogël në fakt unë kam qenë shumë aktive në fushën e sportit dhe kryesisht në atë të futbollit. Në garat e shkollës nuk mungoja kurrë dhe ku kishte ndonjë ndeshje unë isha e para që kisha dëshirë dhe arrija të merrja pjesë.

Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Babai im në fakt më ka mbështetur që kur unë kam qenë e vogël. Ai e shihte se sa unë mundohesha dhe e pëlqeja futbollin dhe nuk kërkoi asnjëherë nga unë që të tërhiqesha, por përkundrazi besoi tek aftësitë e mia. Falë tij, edhe pse jam ende e vogël, unë jam kjo që jam sot.

Si stërvitesh, si punon?

Duke qenë se unë jam ende në gjmnaz, përveç mësimeve që kam, stërvitem edhe me ekipin pasditeve, rreth dy orë. Duke e ditur që kaq orë nuk më mjaftojnë për të arritur aty ku unë dua të arrij, stërvitem edhe kur gjej kohën e lirë (por gjithmonë pasi kam bërë detyrat).

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Lexo edhe :  Zbehja e një ylli, Armando Brojës i del emri te Parma

Unë aktivizohem me klubin e Teutës dhe duke qenë se nuk banoj në qytetin bregdetar, detyrohem që të udhëtoj çdo ditë për në Durrës, për të mos humbur stërvitjet. Kjo nuk është e thjeshtë për mua, pasi siç ju thashë edhe më sipër, unë ende jam në shkollë dhe thuajse të gjithë pjesën e pasdites ia dedikoj futbollit.

Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Unë mendoj se çdo njeri që merret me futbollin ka vetëm një synim, që të bëhet i famshëm. Unë zgjohem çdo ditë me shpresën se do ia dal të korr sukses në këtë fushë dhe të bëhem e famshme në futbollin e femrave. Ndoshta ëndrra ime do të realizohet pasi shoh se futbollit të femrave po i jepet shumë rëndësi kohët e fundit.

Cila është motoja jote apo mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?

Unë në fakt kam një mesazh për të gjithë ata që duan të bëhen futbollistë dhe sidomos për femrat, pasi e di që këtu në Shqipëri është pak e vështirë të flitet për vajza që luajnë futboll. Unë do t’u sugjeroja të mos tërhiqeshin kurrë dhe të vazhdojnë të luajnë pavarësisht faktit se a kanë njerëz që i mbështesin apo jo. Mjafton të besoni te vetja dhe do ia dilni.

Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Trajneri im në ekipin kombëtar, profesor Agustin Kola. Kam mësuar shumë nga ai dhe shpresoj të vazhdoj të mësoj për shumë gjatë.

ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV