Pas dëshmisë tronditëse të 17 vjeçares lidhur me shfrytëzimin seksual që një grup të rinjsh i kishin bërë për gati 8 muaj, ka reaguar edhe babi i vajzës.
Ai shprehet se ndihen familjarisht të kërcënuar pas ngjarjes së mëngjesit të sotëm ku në oborrin e banesës së tyre u vendos tritol nga njëri prej personave të shpallur në kërkim.
“Shteti të më mbrojë familjen. Një prej personave të shpallur në kërkim më hodhi tritol te shtëpia. Ndihem i kërcënuar. Dua që shteti të më mbrojë jetën e fëmijëve se me bukë i mbaj vetë. Kanë frikë të rrinë në shtëpi. Vajzën ma kanë torturuar për muaj të tërë. Shteti të bëjë drejtësi”,- thotë ai.
Më herët gjatë dëshmisë së saj, vajza u shpreh se të rinjtë kishin përfituar për ta shfrytëzuar e kërcënuar pasi babai i saj ishte në burg. /Ra.My. Fjala.al/
U drogua dhe shfrytëzua seksualisht, tritol në banesën e 17 vjeçares
Detajet tronditëse/17 vjeçarja e abuzuar seksualisht: Më kërcënonin se do më trafikonin motrat