A ka mjaftueshëm tampona? IShP reagon pas akuzave të opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave nga ana e opozitës se vendi ynë po përballet me mungesë tamponësh për situatën kritike që po kalojmë të COVID-19.

ISHP i hedh poshtë këto akuza duke bërë me dije se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t’iu përgjigjur pandemisë.

Sipas saj, në këtë situatë nuk duhet të bëhet politikë me COVID-19 dhe i bën thirrje opozitës që t’i bashkohen përpjekjes për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave.

“Instituti i Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga i gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët. Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshuar si të prekur nga Covid19.

I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’i bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës”, thuhet në deklaratë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV