“Nuk është i lehtë ky realitet”, mjekja Anika Dokle: Dy fjalë të mira për aty ku lind jeta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja Anika N. Dokle thotë se prej më shumë se katër muajsh, në spitalin ku ajo punon, janë adaptuar sjellje dhe realitete të reja, për shkak të pandemisë nga Covid 19.

“Nuk është e lehtë që në një spital ku lind jeta, të aktivizosh protokolle që ndalojnë hyrjen e baballarëve, motrave dhe vëllezërve apo gjyshërve të të porsalindurve, por as të fëmijëve dhe të afërmve të grave që operohen për probleme gjinekologjike. Shpesh këto realitete të reja na kanë nervozuar, na kanë trishtuar, – thotë ajo.

Por a ia vlen kjo ‘sakrificë’? “Padyshim që po!!”, shprehet më tej Dokle. “Prej Janarit e deri më sot kanë lindur rreth 1800 bebe të bukur e të shëndetshëm nga nëna të hijshme e plot shëndet, të cilët i kemi ruajtur me “fanatizëm” nga Covid 19.”

Postimi i plotë i Anika Dokle

Le t’i themi dy fjalë të mira…

Prej katër muajsh e pak, në spitalin ku punoj unë kemi adaptuar sjellje dhe realitete të reja për shkak të pandemisë nga #Covid19, pa dalë akoma mirë nga tulatja, stepja dhe frika prej tërmeteve.

Nuk është e lehtë që në një spital ku lind jeta, të aktivizosh protokolle që ndalojnë hyrjen e baballarëve, motrave dhe vëllezërve apo gjyshërve të të porsalindurve, por as të fëmijëve dhe të afërmve të grave që operohen për probleme gjinekologjike. Shpesh këto realitete të reja na kanë nervozuar, na kanë trishtuar, na kanë detyruar të kemi sjellje të pazakonta me njerëzit, në një vend ku ditët normalisht duhet të jenë të mbushura plot me gëzim, lule, çokollata dhe kukulla.

Nuk është e lehtë, aspak e lehtë të inkurajosh nënat e reja veshur me maska e doreza, sepse punës tonë i bëjnë shumë mirë buzëqeshjet dhe prekjet e ngrohta.

Lexo edhe :  “Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald”/ Shkolla ku studionte 14-vjeçari homazhe për djalin

Edhe për doktorët dhe mamitë që punojnë me orë të zgjatura është sfidë mbajtja e maskave dhe dorezave pa ndërprerje, pasi saturimet jo të mira të oksigjenit dhe problemet e lëkurës janë më të paktat që mund të ndodhin në këto raste.

Por a ia vlen kjo “sakrificë”?

Padyshim që po!!

Prej Janarit e deri më sot kanë lindur rreth 1800 bebe të bukur e të shëndetshëm nga nëna të hijshme e plot shëndet, të cilët i kemi ruajtur me “fanatizëm” nga #Covid19

Rroftë Jeta!!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV