Studimi italian: Rrezet ultraviolet ‘vrasin’ virusin, dezinfektim me llampa UV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në lidhje me mundësine e një vale të dytë infeksioni në vjeshtë dhe dimër, autoriteti Italian tha se ‘Virusi që shohim sot është i njëjtë me atë të shkurtit dhe marsit

A kanë rrezet ultraviolet efekt në epideminë Sars-CoV-2?

Përgjigja është po, sipas një ekipi italian të përbërë nga mjekë dhe astrofizikanë, pjesë e Universitetit të Milanos, Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF) dhe Instituti Kombëtar i Kancerit, që po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në lidhje me këtë temë.

Mario Clerici, pjesë ë ekipit të studiuesve dhe profesor i Imunologjisë në Universitetin e Milano-s, si dhe drejtor shkencor i fondacionit Don Gnocchi, tha se eë analizën e kolegëve të astrofizikës, janë marrë në konsideratë edhe variabla të tjerë, siç është përdorimi i maskave dhe distancimi ndërpersonal ”.

I pyetur nëse mund të jemi të qetë për të shkuar në plazh, edhe pa maska, Clerici tha se ‘Eksperimentet tona çojnë në pohimin e kësaj, pa dyshim. Pikat e Covid që mund të emetohen nga një subjekt i mundshëm pozitiv, goditen nga rrezet e diellit dhe ngarkesa virale çaktivizohet në pak sekonda. Kjo mund të vlejë edhe për sipërfaqe të të gjitha llojeve të kontaminuara me Covid”.

Ai tha gjithashtu se  në hapësira të mbyllura mund të përdoren për dezinfektim edhe llampat UV, me sais minimale dhe për një kohë të shkurtër. Mund të përdoren përshembull në kinema, dyqane, zyra dhe madje edhe në shkolla.

Në lidhje me mundësine e një vale të dytë infeksioni në vjeshtë dhe dimër, autoriteti Italian tha se ‘Virusi që shohim sot është i njëjtë me atë të shkurtit dhe marsit. Nuk ka pësuar mutacione në gjenomin e tij. Me shumë mundësi do të ketë një valë të dytë. Ngadalësimi apo përshpejtimi i epidemisë vjen kryesisht për arsye mjedisore “.  /Ra.My. Fjala.al/

Lexo edhe :  Trump paralajmëron Iranin/ Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar

 

Të fundit

Ndërtimi i Lungomares, IKMT nis shembjen e objekteve në Radhimë

Vazhdimi i projektit të ‘Lungomares’ në Vlorë ka rikthyer IKMT në zonën e Radhimës për të vijuar prishjen e...

Tabaku kritikon zgjedhjet e 11 majit: Raporti i OSBE flet për shkelje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ditën e sotme procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin PD e ka konsideruar si një...

Mijëra njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

Rrugët e kryeqytetit të Iranit kanë qenë kryesisht të zbrazëta sot për shkak të sulmeve izraelite. Makina dhe burra me skuterë kaluan me shpejtësi pranë...

2024, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e...

Revolucioni i Apple, iPhone 20 do të bëhet nga një copë e vetme qelqi

Agregatori i lajmeve yeux1122 ka ndarë detaje rreth dizajnit të ri të iPhone 20, i cili thuhet se do të jetë tërësisht prej qelqi,...

Lajme të tjera

Web TV