Protestoi për vrasjen e Breonna Taylor, arrestohet lojtari i NFL-s në Louisville

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Houston Texans, Kenny Stills , është arrestuar në Louisville, pasi ka protestuar për vdekjen e Breonna Taylor, një afrikano-amerikane 26 vjeçe, e cila u vra fatalisht në 13 mars në banesën e saj nga të shtënat e policisë.

Së bashku me Still u arrestuan edhe disa protestues të tjerë. Ky lajm është bërë publik nga vetë lojtari i National Football League përmes një postimi në Twitter.

“Unë jam arrestuar pasi protestova paqësisht, ndërsa vrasësit e Breonna Taylor vazhdojnë në rrugë”-shkroi Stills.

Lojtari tashmë po përballet me akuza për trazira dhe kanosje të një personi të përfshirë në procedurat ligjore, duke e bërë atë një vepër penale në Shtetet e Bashkuara.

Asnjë nga tre oficerët e policisë të përfshirë në vdekjen e Breonna Taylor nuk u arrestuan dhe vetëm njëri prej tyre u pushua nga puna.

Ky fakt ngjalli zemërimin e shumë personave që u ngritën në protesta të vazhdueshme për të kërkuar drejtësi për këtë Breonna-n.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV