Askush s’e di se çfarë po bën më mirë Tajlanda, por po ja që funksionon (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Askush nuk e di saktësisht pse Tajlanda  është “kursyer” nga Covid-19. A është distancimi shoqëror i ngulitur në kulturën tajlandeze që ka penguar transmetimin e koronavirusit në vend?

A i bëri të detyrueshme që në fillim Tajlanda maskat, të ndërthurura me një sistem të fuqishëm të kujdesit shëndetësor?

A ekziston një komponent gjenetik në të cilin sistemi imunitar i njerëzve në Tajlandë dhe njerëzve të tjerë  në rajonin e lumit Mekong  i bën më rezistent ndaj koronavirusit? Apo është ndonjë bashkim i të gjithë këtyre faktorëve që ka izoluar këtë vend prej 70 milion banorësh?

Një gjë është e sigurt. Pavarësisht një fluksi të vizitorëve të huaj në fillim të vitit nga vendet e prekura më keq nga koronavirusi, Tajlanda ka regjistruar më pak se 3,240 raste dhe 58 viktima. Që nga e enjtja,  për 7 javë nuk ka pasur raste të reja me koronavirus.

Shkalla e ulët e rasteve në Tajlandë është ndryshe nga vendet e tjera. Vietnami nuk ka regjistruar asnjë viktimë dhe nuk ka raportuar asnjë rast të ri për 3 muaj. Myanmar ka konfirmuar 336 raste me koronavirus. Kamboxhia 166 dhe Laos vetëm 19. Yunnan, provinca kineze në pjesën jugperëndimore kishte më pak se 190 raste. Por nuk asnjë rast aktiv deri më sot, shkruan Abcnews.

“Unë nuk mendoj se bëhet fjalë vetëm për imunitetin e njerëzve që jetojnë këtu ose nëse ka diçka që lidhet me gjenetikën e tyre,” tha Dr. Taweesin Visanuyothin.

“Ka të bëjë me kulturën. Njerëzit këtu nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin kur përshëndeten

Por situata nuk ka qenë përherë e tillë. Në janar, Tajlanda konfirmoi rastin e parë në botë me koronavirus jashtë Kinës –një turist nga Wuhan, qyteti qendror kinez, ku besohet të ketë filluar  shpërthimi.

Një valë tjetër e rasteve të reja erdhi nga njerëzit që vinin nga Japonia, Europa dhe Shtetet e Bashkuara. Por pasi vendi u izolua në mars, duke mbyllur bizneset dhe shkollat, nuk u raportuan raste të reja brenda vendit. Të gjitha rastet e fundit të Tajlandës kanë qenë në mesin e njerëzve që kanë ardhur nga vendet e tjera.

Lexo edhe :  Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Doktor Wiput Phoolcharoen, një ekspert i shëndetit publik në Universitetin Chulalongkorn në Bangkok i cili po heton një shpërthim të koronavirusit në Pattani në Tajlandën jugore, vuri re se më shumë se 90 përqind e atyre që rezultuan pozitivë ishin simptomatikë.

“Ajo që ne po studiojmë tani është sistemi imunitar,” tha ai.

Spitalet e Tajlandës nuk janë të mbingarkuar nga pacientët me koronavirus por ekonomia e vendit e varur nga turizmi është shkatërruar. Në prill, Tajlanda ndaloi pothuajse të gjitha fluturimet. Ministria e turizmit dhe sportit vlerëson se 60 përqind e bizneseve mund të mbyllen deri në fund të vitit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia do të tkurret me të paktën 6.5 përqind këtë vit. Më shumë se tetë milion tajlandezë mund të humbasin punën ose të ardhurat e tyre në vitin 2020, sipas Bankës Botërore.

Një ndjenjë e normalitetit është rikthyer kohët e fundit në Tajlandë. Shkollat ​​janë rihapur dhe fëmijët mbajnë maska ​​për fytyrën dhe studiojnë duke ruajtur distancën. Dhe në fillim të prillit, anulimi i festimeve të Vitit të Ri tajlandez  shkaktuan një ngërç në turizmin vendas. Tajlanda ka lejuar gjithashtu një pjesë të turistëve  të vizitojnë vendin por me ardhjet e reja vjen edhe rreziku i infektimit.

Këtë javë, një pilot ushtarak egjiptian u konfirmua pozitiv me  koronavirus, pasi ai shkeli karantinën dhe vizitoi qendrat tregtare. Disa shkolla janë mbyllur përsëri. Dy aktivistë që protestuan kundër trajtimit të qeverisë për shkeljen e karantinës u arrestuan të Mërkurën për kundërshtimin e dekretit të urgjencës së Tajlandës.

Ende është enigmë se përse punëtorët migrantë që  erdhën nga Tajlanda rezultuan pozitivë me koronavirus, pavarësisht se nuk u përfshinë në numrin zyrtar të rasteve në vend. Shkalla e testimit të Tajlandës mbetet relativisht e ulët.

“Ne po humbim ende nga ky virus,” tha Dr. Taweesin, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, “ne duhet të rrisim vigjilencën”.

Të fundit

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez,...

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ku ka përmendur atë që e cilësoi dje Berisha si 'trenin bullgar'. Berisha...

Pesë socialistët më të votuar dhe pse Blendi Gonxhe nuk është i pari…

Nga Lutfi Dervishi Gonxhe nuk është i pari... Klasifikimi përfundimtar dhe real i votave preferenciale në PS, bazuar në raportin votë/kandidat: 1. Agron Malaj (Dibër): 1 votë...

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin të fitojë me një farsë,...

Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan

Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka deklaruar se sistemi arsimor në SHBA është i vjetruar dhe se po e shqyrton seriozisht mundësinë e shkollimit në...

Lajme të tjera

Web TV