Emërimet në GJK/ KED përfundon verifikimin e kandidatëve, bllokohet ngritja e “Kushtetueses”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), pasi ka shqyrtuar rastet e kandidateve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese ka vendosur ndalimin e 9 kandidaturave.

“Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar”- njofton KED.

Njoftimi i plotë

KED në datën 17.07.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, e cila zgjati deri në orët e vona, me këtë rend dite:

1.Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, të rishpallura nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019

2.Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm .

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes së tyre nga kandidimi, të kandidatëve;

Lexo edhe :  Demokratët “zbarkojnë” në Itali, takim me shqiptarët: Vota e diasporës, vendimtare!

1.Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

2.Prel Martini, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019

3.Envi Hicka, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1.Besnik Muci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019, referuar vendimit të Komisionit të Posacëm të Apelimit.

2.Ardita Alsula, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

3.Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

4.Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019;

5.Vjosa Bodo , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

6.Vjosa Bodo, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

7.Vasil Bendo, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

8. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

9.Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Celibashi: Fleta e votimit vjen me postë në mes të prillit, 6 ditë për ta plotësuar

Rreth 18 mijë kërkesat e refuzuara nga KQZ nga 54 mijë kërkesat e bëra në 11 ditët e para...

Kriptomonedhat në Shqipëri, si funksionon ligji dhe cilat janë avantazhet

Kriptomonedhat janë para elektronike, që ndryshe nga paratë e tjera si euro, lek apo dollar, që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, në këtë...

“Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë me Mevlanin: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Koçiu: Në 2024-ën, Urgjenca Kombëtare iu përgjigj 467.702 thirrjeve në numrin 127

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu teksa ka bërë të ditur shifrat e thirrjeve në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, thekson se...

Trump do të heqë “non gratën” e Berishës? Ish-këshilltari i Trump zbulon detajet

Gjatë administratës së re të Trump, ish-kryeministrit Sali Berisha mund t’i hiqet masa “non grata”. Kështu u shpreh në një intervistë për një emision...

Lajme të tjera

Web TV