Arsyet pse të rrisësh “vajzën ideale” është gabimi më i madh që mund të bëj një prind

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo çfarë kërkon një prind tek fëmija e tij është përsosshmëria. Të jetë e respektueshme, e sjellshme dhe të ketë rolin e “vajzës ideale” në shoqëri. Por, kjo mund të shkojë kundër favorit të saj dhe të ketë rezultate shkatërruese dhe madje të dëmshme për 7 arsye, sipas Bright Side.

Ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme mund të jetë e vështirë për të.

Të gjithë duan një mik që kujdeset për ta. Por, nëse një grua fokusohet më shumë tek të qenit e pëlqyeshme nga njerëzit, me shumë mundësi miqtë do të përfitojnë nga ajo. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet romantike, mund të mos marrë atë që ka kërkuar, ose edhe më keq mund të jetë abuzive.

Njerëzit mund të mos i besojnë.

Duke qenë shumë vetëmohuese, ajo mund të duket si e pabesueshme. Kjo për shkak se të tjerët mund të mendojnë se ekziston një motiv pas mirësisë së saj dhe do të fillojnë ta pyesin. Jo vetëm që ajo do të trajtohet me dyshim, por ajo mund të shihet si një person i dobët, pasi gjithmonë nënshtrohet ndaj të tjerëve.

Nuk do të ketë kohë për veten.

Ekziston një thënie që ju duhet të “ndihmoni veten, para se të ndihmoni të tjerët”. Njerëzit e mirë kanë tendencë t’i vënë të tjerët para vetes. Kështu, ajo do të bëjë çdo përpjekje për t’ju shërbyer dhe kënaqur njerëzit e tjerë. Si pasojë, ajo nuk do t’i japë vetes kujdesin që meriton.

Mund të manipulohet lehtë dhe të vihet në rrezik.

Të qenit i dhembshur dhe i kujdesshëm ndaj të gjithëve, mund ta bëjë një person naiv dhe të verbër, kur bëhet fjalë për situata të dëmshme. Kështu, njerëzit mund ta kontrollojnë atë dhe të përfitojnë nga mirësia e saj. Dëshira për t’ju ardhur në ndihmë të tjerëve mund të bëjë që të tjerët të abuzojnë me të, dhe të mos jetë në gjendje të thotë jo.

Lexo edhe :  Dështimi i merkatos së Bayern do të shitet, Rummenigge pret 40 mln euro prej tij

Mund të mos arrijë sukses në karrierë.

Studimet kanë treguar se të qenit tepër i këndshëm mund të mos jetë një gjë e mirë kur bëhet fjalë për biznesin dhe karrierën e një personi. Kjo për faktin se një person i sjellshëm iu kushton shumë rëndësi të tjerëve, dhe mund të mos përqendrohet tek vetja e të arrijë qëllimet që ka.

Mund të ndjekë zakone të këqija.

Dëshira për t’i bërë të tjerët të lumtur mund të shkaktojë varësi, dhe për pasojë mund të ndikojë tek të qenit i pavarur. Mund të shkaktojë varësi të ndryshme, si varësia ndaj ushqimit të tepërt, që vazhdimisht do të rrezikojë shëndetin e saj.

Mund të ketë probleme me shëndetin mendor.

Mund të fshehë lodhjen dhe trishtimin pas një buzëqeshjeje, pasi ajo gjithmonë jep por nuk merr asgjë në këmbim. Duke mbajtur gjithçka brenda, ajo mund të jetë viktimë e ankthit, depresionit dhe sjelljeve të tjera.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Begaj uron kryeministrin kanadez/ Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet midis vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot urimet për Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje. Përmes...

Rama ironizon deklaratën e Berishës në Kongresin e PPE/ Vajmedet, ç’mendojnë të huajt!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar fjalimin e kryedemokratit Sali Berisha në Kongresin e Partisë Popullore Europiane një ditë më parë në Spanjë. Në rrjetin...

Denaj: Me mandatin e 4-t garantojmë 100% ujitje të tokës bujqësore

Falë vëmendjes së shtuar nga qeveria për të investuar në infrastrukturën e ujitje-kullimit, sipërfaqja e tokës së ujitshme në vend është dyfishuar nga viti...

Selami Jenishehri nuk ndalet, dorëzon në KQZ ankesë për anulimin e zgjedhjeve

Aleanca Bashkimi Popullor, Emigracioni, Ora e Shqipërisë dhe Konservatorët, e përfaqësuar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar me kryetar Selami Jenishehri, ka dorëzuar...

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston disa zyrtarë të Stambollit

Një gjykatë turke ka burgosur 18 punonjës të Komunës së Stambollit, të cilët po presin gjykimin nën akuza për korrupsion, raportoi agjencia shtetërore e...

Lajme të tjera

Web TV