DASH: Qeveritë nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas për shtypjen e njerëzve dhe ideve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti amerikan i Shtetit tha të hënën se Shtetet e Bashkuara mbështesin demokracinë, qeverisjen e mirë dhe të drejtat e njeriut në kohën e pandemisë dhe qeveritë nuk duhet të përdorin sëmundjen si shkas për të shtypur të drejtat e njeriut dhe idetë.

Në një komunikatë të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet e “shoqëritë që respektojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut, liritë themelore, institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit, janë të përgatitura më së miri për t’u përgjigjur në mënyrë transparente dhe efektive ndaj krizave. Një respektim i fortë ndaj të drejtave të njeriut, si dhe veprimi gjithëpërfshirës shoqërisë, janë pjesë e nevojshme e zgjidhjes së krizave të shëndetit publik. Veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.

Qeveria amerikane, thuhet në njoftim, “shfrytëzon diplomacinë dypalëshe dhe shumëpalëshe, ndihmën e huaj dhe mjetet e burimet e tjera të politikës së jashtme për të përparuar normat demokratike dhe për të luftuar reagimet autoritare ndaj pandemisë së COVID-19-tës”.

Në Departamentin e Shtetit, Zyra për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë, ka ngritur një grup pune për COVID-19-tën për të bashkërenduar politikën dhe programimin mbi transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë, pjesëmarrjen e plotë të shoqërisë civile dhe qasjen në informacion. Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Ndihmë Ndërkombëtare (USAID), kanë ndërmarrë veprime për të çuar përpara vlerat demokratike gjatë pandemisë në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën.

“Në Kosovë, programi i USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë, lehtësoi hartimin e një Plani të Përgatitjes së Emergjencave për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për të udhëhequr vendimet dhe punën e Këshillit gjatë pandemisë së COVID-19 dhe përgjigjen ndaj emergjencave të tjera në të ardhmen. Programi është duke mbështetur gjithashtu zhvillimin e planeve të veprimit gjyqësor që ndër të tjera trajton edhe rrugën e zgjidhjes së situatës me lëndët e prapambetura si rrjedhojë e kufizimit të seancave dëgjimore gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit./VOA

Të fundit

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Lajme të tjera

Web TV