Futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka kaluar një sezon të mirë me skuadrën e Malagas në Spanjë.
Në Spanjë tashmë ka përfunduar sezoni dhe skuadrat janë gati për merkato.
Dy klubet që po mendojnë të bëjnë ndryshime të thella në skuadër janë Malaga dhe Espanyol.
Këta të fundit janë të interesuar për mesfushorin e kombëtares kuqezi, Keidi Bares raportojnë mediat spanjolle.
Espanyol-i që ka rënë në Ligën e dytë pas 26 vitesh në La Liga, ka shfaqur interes të fortë për shqiptarin.
Megjithatë duket se Malaga ka refuzuar ofertën e parë, e cila ishte më pak se dy milionë euro.
Bare është momentalisht lojtar i Malagës dhe nga këta të fundit konsiderohet si një nga emrat që mund të sjellë të ardhura të konsiderueshme.
Palët në fjalë do të kenë bisedime të shumta në ditët e ardhshme për të gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Bares te Espanyol.ka.ta/Fjala.al/