“Fantazia” e deputetëve shqiptarë, ja maskat më të veçanta në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tendenca më e re e periudhës së pandemisë është ajo e mbajtjes së maskave sa më të veçanta. Duket se në parlamentin tonë kjo është kthyer në një ‘garë’ se kush mban maskën më interesante.

Në seancën e ditës së sotme, përveç maskave kirurgjikale që shohim rëndom kohët e fundit u vunë re disa deputet me maska krejtësisht të veçanta.

Duhet ta pranojmë që maskën më interesante e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve e mbante deputeti Halit Valteri, i cili u shfaq me një maskë të zezë në të cilën shkruhej “I love Allah”, që në shqip përkthehet “E dua Allahun”. Duket se deputeti i opozitës parlamentare shpreh hapur besimin e tij në zot.

Edhe deputeti Kujtim Gjuzi ka dashur të shprehë karakterin e tij ‘rebel’ përmes maskës me motive ushtarake që mbajti ditën e sotme në parlament.

Në listën tonë nuk mund të mungonte ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i cili ka kombinuar me hijeshi maskën me kravatën.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi e cila njihet për mbrojtjen e të drejtave të grave e ka shfaqur feminizmin dhe feminilitetin e saj edhe në maskën që pandemia e ka detyruar të mbajë me motive të veçanta.

Edhe deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima ka dashur të tregojë anën femërore duke mbajtur një maskë të veçantë me trëndafil.

 

Këto ishin disa nga maskat më të veçanta që ne kemi parë në parlamentin shqiptar. Ndoshta deputetë të tjerë marrin shkasë për tu bërë edhe më kreativë në përzgjedhjen e maskave të tyre./Re.Gu/Fjala.al

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV