Yuri Kim në Lezhë: SHBA-ja ka dhuruar 1.8 mln dollarë për turizmin, mbrojtja e mjedisit ju takon juve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka qënë e ftuar ditën e sotme në Lagunën e Kune-Vain të Lezhës nga ministri i Mjedisit dhe Turizimit Blendi Klosi.

Në fjalën e saj Kim ka theksuar se ky është një vit shumë i rëndëshishëm për turizmin në Shqipëri pasi SHBA ka ndihmuar me 1.8 milion dollarë për këtë sektor.

Ndërkohë që ka apeluar lidhur me mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri e cila duhet të fillojë nga mbledhja e mbeturinave individuale pasi është përgjegjshmëri , por mbledhja e mbeturinave të tjetrit është zgjuarsi dhe zgjidhje e problemit ka theksuar ambasadorja.

”Ju falenderoj që më keni ftuar. Është kënaqësi. Dëgjova prej ministrit që jeni vullnetarët që prisni turistët në Shqipëri dhe ofroni përshëndetjet tuaja.

Ky është vit i veçantë prej pandemisë jam e kënaqur si keni bërë përshtatjen në bazë të situatës. Keni gjetur një tjetër rrugë për të vijuar projektin. Kam qenë këtu për 6 muaj dhe kam patur mundësinë të vizitoj shumë zona të bukura. Kam qenë në Berat, Vlorë, Sarandë, pak në Krujë. Por jam e lumtur të jem këtu dhe e kënaqur që të dëshmoj bukurinë natyrorë të Shqipërisë. Nuk është bukuri vetëm për SHqipërinë po gjithë botën, dhe mezi pres të behet një thesar.

Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Jam e kënaqur që nuk jemi përgjegjës vetëm për mbeturinat por edhe për pastrimin e mbeturinave të të tjerëve. Kur mbledh mbeturinat që krijoj është përgjegjshmëri. Por nëse mbledh mbeturinat e të tjerëve pasi dua zgjidhje të problemit është akt inteligjence, zgjuarsi por edhe zgjidhje të tij. SHBA kanë dhënë ndihma rreth 1.8 milionë dollarë që kanë ndihmuar industrinë e turizmit, veçanërisht për mjedisin. SHBA janë me ju. Pres me kënaqësi të përveshim mëngët me ju që jeni këtu, që jepni zgjidhje dhe duan të pastrojnë Shqipërinë.”- tha Kim. /Ra.My.Fjala.al/

Lexo edhe :  Vajzat dominojnë auditoret e universiteeve, po djemtë ku po shkojnë?

 

Të fundit

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet...

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit...

SHBA mesazh tjetër për politikën: Vetëm me ata që punojnë

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s 2025, duke theksuar se Shtetet e...

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar pas shpine...

Lajme të tjera

Web TV