FOTO/Muslimanët falen në Shën Sofi për herë të parë pas 86 vitesh, mes tyre dhe Erdogan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë pas 86 vjetësh, në godinën e kultit “Shën Sofi” në Stamboll është falur namazi i xhumasë.

Më 10 korrik, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e vitit 1934 të qeverisë së atëhershme turke për ta kthyer objektin në muze, ndërsa më pas, përmes një vendimi presidencial, ajo u rikthye në xhami dhe iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare.

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbaş, i cili lexoi hutben e xhumasë me rastin e hapjes së “Shën Sofisë” për faljen e namazit, tha se kjo xhami është vendi i respektit ndaj besimeve dhe përvojës së bashkëjetesës.

Në hapjen e madhe këtë të premte, ishte i pranishëm edhe kreu i shtetit, Rexhep Taip Ertdogan, ndërsa në faljen e namazit morën pjesë mijëra besimtarë.

Shën Sofia, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila ka qenë në zemër si të Bizantit të krishterë ashtu edhe të perandorisë Osmane myslimane, është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë.

Vendimi për ta kthyer “Shën Sofinë” përsëri në një xhami është shoqëruar me kritika të ashpra nga klerikët katolikë të cilët e konsiderojnë një akt përçarës dhe të padrejtë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Lajme të tjera

Web TV