Një bombël gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në Tiranë, në banesën e shtetasit Z.K., 80 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur në këmbë 80-vjeçari i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në rrugën “Nikoll Keta”.
Shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/En.Br./Fjala.al