Zv.dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Ilir Rusi ka reaguar ndaj akuzave të ish-deputetit demokrat, Luçiano Boçit se studentë të këtij fakulteti kanë familjarë me COVID-19 apo të karantinuar.
Në një njoftim për mediat Rusi sqaroi se ky është një informacion i pavërtetë i përhapur sot nëpërmjet rrjeteve sociale dhe thotë se si provimi i 27 korrikut, ashtu dhe të tjerët do të vijojnë ashtu siç janë zhvilluar.
Njoftimi i Fakultetit të Drejtësisë:
Duke marre shkak nga nje informacion i pavertete, i perhapur sot nepermjet Facebook, njoftojme se provimi i dates 27.07.2020 dhe te tjerat ne vijim, do te zhvillohen ashtu sikurse jane zhvilluar deri me tani, duke respektuar dhe zbatuar rregullat e percaktuara nga Urdhrat e Ministres se Arsimit,Shendetsise dhe Vendimit te Dekanatit te FDUT.
Ne lidhje me keto rregulla dhe masat e marra jeni njoftuar nepermjet faqes zyrtare elektronike te Fakultetit.
Zv/Dekani
Ilir Rusi/ka.ta/Fjala.al/