Kush është i arrestuari në Peqin, dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj Emiljano Ramazanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një aksioni blic të forcave “Shqiponja” sot në Peqin është vënë në pranga 35-vjeçari F. Manehasa, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë.

Burime bëjnë me dije se ai është pronar i një pike që tregton automjete dhe i ka bërë rezistencë uniforma blu, por nuk ka zgjatur shumë dhe është vënë në pranga.

Ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me arrestimin e tij, por burime pranë policisë bëjnë me dije se ai ka lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në Elbasan ku mbeti viktimë Emiljano Ramazani, 39-vjeç.

Mësohet se në automjetin e 35-vjeçarit F. Manehasa është gjetur dhe një armë zjarri dhe pas ekzaminimit nga ekspertët hetimorë do të mund të shihet nëse është përdorur në ndonjë nga ngjarjet e fundit kriminale.

Burime bëjnë me dije se disa drejtues nga Policia e Shtetit janë nisur me urgjencë drejt Peqinit dhe Elbasanit.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV