Shqiptarët e Malit të Zi “zënë mend”, në 30 gusht do garojnë me listë të përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët e Malit të Zi duket se po ndjekin të njëjtin shembull si shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të garojnë me një listë të përbashkët.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetar i partisë Forca e re Demokratike, Nazif Cungu i cili bën me dije se kanë nënshkruar sot marrëveshjen për të garuar së bashku.

Ai shkruan se me këtë bashkim mes Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit si dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva synohet maksimalizim i votës si dhe përfaqësim i denjë në parlamentin malazez të popullit shqiptar.
Në zgjedhjet e kaluara të vitit 2016, partitë shqiptare në Malin e Zi ishin të përçarë dhe në Kuvend arriti të futet vetëm një deputet shqiptar.

Postimi i plotë: 

Sapo nënshkruam marrëveshjen e koalicionit gjithpërfshirës për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, mes Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit si dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva.

Ky bashkim i partive kryesore shqiptare të Malit të Zi, bëhet në interes të popullit tonë duke synuar maksimalizimin e votës shqiptare.

Shpreh mirënjohjen ndaj diasporës dhe aktorëve të tjerë politikë, që kanë këmbëngulur për të krijuar një listë të përbashkët elektorale që do të mundësoj një përfaqësim më të denjë e të plotë të popullit shqiptar në parlamentin e Malit të Zi.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/nazif.cungu/posts/2623559404640862

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV