Mauricio Sarri shkruan historinë, është “babagjyshi” i trajnerëve “kampion” të Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë mjaft i paragjykuar, madje shpesh edhe i nënvlerësuar, por Mauricio Sarri ka shkruar historinë, duke u bërë trajneri më i vjetër që ka fituar titullin e Serisë A të Italisë. Tanimë në moshën 61 vjeç e 6 muaj, ai ka fituar titullin e “kampionit” të Italisë të dielën mbrëma me Juventusin, dy java para mbarimit të sezonit të rregullt. Skuadra torineze triumfoi 2-0 ndaj Sampdorias dhe ka siguruar një epërsi të paarritshme nga ndjekësit më të afërt.

“Sigurisht që është ndjenjë e veçantë, – ka thënë Sarri për “Sky Sport Italia”. – Është e vështirë të fitohet. Nuk ishte e lehtë, ishte rrugë e gjatë dhe e vështirë, por skuadra duhet përgëzuar që ka gjetur urinë dhe përkushtimin për të vazhduar pas 8 titujve radhazi.” Për Juventusin, ky ishte titulli i 9-të radhazi, ndërsa lojtari i vetëm që ka marrë pjesë në të 9 këta tituj është Xhorxho Kielini. Ndërkohë, për herë të parë në historinë e Serisë A, trajnerët italianë kanë fituar 10 tituj radhazi të “kampionit” të Italisë.

“Ishte titulli më i bukur, pasi ishte më i vështiri, – ka thënë mbrojtësi i bardhezinjve, Xhorxho Kielini. – Ne nisëm një epokë të re, një filozofi të re, kishim shumë vështirësi dhe rrëshqitje. Ne e kishim nganjëherë vështirësi të interpretonim filozofinë e trajnerit, por qëndruam të bashkuar dhe punuam fort. Do të pushojmë gjatë 10 ditëve dhe do të përgatitemi për sfidën e radhës.” Ndërkaq, ylli portugez, Kristiano Ronaldo, ua ka dedikuar titullin tifozëve të Juventusit.

Veçanërisht atyre që kanë vuajtur dhe po vuajnë nga epidemia e shkaktuar nga virusi korona. “Jam i lumtur me titullin e dytë radhazi të “kampionit” të Italisë dhe të vazhdojmë të ndërtojmë historinë e këtij klubi të madh e të jashtëzakonshëm, – ka shkruar ish-lojtari i Mannçester Junajtid dhe Realit të Madridit në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”. – Titulli u dedikohet gjithë tifozëve të Juventusit, në veçanti atyre që kanë vuajtur dhe po vuajnë nga epidemia, e cila na ka zënë të gjithëve në befasi.”

Të fundit

Veliaj reagon sërish nga qelia: Prokurori pervers më pyeste për fustanet e gruas

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Në...

“Përdoren për të pastruar para”/ Për çdo 400 shqiptarë ka një organizatë jo-fitimprurëse

Për çdo 400 shqiptarë ka tashmë një organizatë jo-fitimprurëse, pjesa më e madhe shoqata, ndjekur nga fondacionet e qendrat. Me qëllimin kryesor të mbrojtjes së...

Të gjithë anëtarë aktivë të Cosa Nostra në Palermo! Arrestohen 183 mafiozë në Siçili

Një megaoperacion i policisë italiane çoi në pranga 183 anëtarë të organizatës mafioze Cosa Nostra, aktive në Palermo. Ata akuzohen për krijimin e një organizate...

Papa Françesku del kundër dëbimit të emigrantëve nga Trump

Papa Françesku është shprehur kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vazhduar me dëbimet masive të emigrantëve, duke thënë se kjo politikë përbën një...

Rama reagon pas artikullit të ‘BIRN’/ Nxorën nga konteksti brutalisht përgjigjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi një artikull të medias BIRN, pasi mori një prononcim të kryeministrit Rama për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në artikullin...

Lajme të tjera

Web TV