Alarmohet Real Madrid, sulmuesi rezulton pozitiv me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm disa ditë na ndajnë nga rikthimi i Champions League dhe skuadra e Real Madrid është tronditur nga një lajm që ka marrë së fundmi.

Një nga lojtarët e madrilenëve ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke ndikuar edhe te atmosfera pas shpalljes kampion të La Liga-s.

Sulmuesi Mariano Diaz është infektuar nga virusi i rrezikshëm dhe aktualisht është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Bazuar në protokollet mjekësore të këtij klubi, futbollisti duhet të mbetet në karantinë derisa të konfirmohet i shëruar përmes dy tamponëve radhazi. Ai ka munguar në stërvitjen e zhvilluar nga skuadra e “Los Blancos” ditën e sotme.

Ndërsa duke pasur parasysh afatet e daljes nga karantina, 26-vjeçari pritet ta humbasë ndeshjen e kthimit të 1-8-ave kundër Manchester City, në Champions League.

Sulmuesi dhe e gjithë skuadra e Real Madrid, ka shijuar disa ditë pushimi pas fitores së trofeut të La Liga-s. Ndërsa pas kthimit nga ato pushime të shkurtra, klubi kreu testime për Covid-19 te lojtarët dhe Mariano rezultoi pozitiv.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të...

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD,...

Elsa dhe Fredi bëhen bashkë sërish!

U shkrua rreth 40 vjet më parë nga Adelina Balashi. Vështirë të besosh se një punim diplome do të kthehej në një nga komeditë...

Lajme të tjera

Web TV