Veliu paralajmëron vartësit: Mos u bëni palë me keqbërësit, se nuk do tolerohet asnjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka takuar ditën e sotme rejtuesit e Drejtorive Vendorë të Policisë Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër si dhe shefat e Komisariateve në varësi të këtyre drejtorive.

Në fokus të diskutimit ka qenë lufta ndaj kanabisit, ku kanë bërë analizën e punës së deritanishme dhe intensifikimi i veprimeve në terren për të evidentuar e goditur qoftë edhe një bimë të vetme kanabis sativa të kultivuar.

Veliu iu ka theksuar që toleranca të jetë zero dhe askush të mos neglizhojë apo më keq akoma të bëhet palë me keqbërësit, se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë.

Njoftimi i plotë:

Antikanabisi/Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër

Vijojnë takimet rajonale për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mblodhi në Fier, drejtuesit e Drejtorive Vendorë të Policisë Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër si dhe shefat e Komisariateve në varësi të këtyre drejtorive.

Në takim të pranishëm Zv/Drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka theksuar që në krye të fjalës se qëllimi i këtij takimi është jo paraqitja e rezultateve por analiza e punës së deritanishme dhe intensifikimi i veprimeve në terren për të evidentuar e goditur qoftë edhe një bimë të vetme kanabis sativa të kultivuar.

E vlerësoj punën e gjithsecilit, angazhimin dhe përpjekjet për të përmbushur këtë priorit, por në këtë fazë që jemi, duhet medoemos një tjetër impuls, një tjetër ritëm e angazhim në terren dhe rritje të forcës goditëse duke mos i lënë asnjë hapësirë cilitdo që tenton të ushtrojë veprimtari kriminale në këtë fushë.

Veliu theksoi se që prej muajit Janar e në vijimësi, u ka kërkuar gjithë Drejtorëve Vendorë, qoftë në takimet e përjavshme apo në komunikimet e përditshme, por edhe nëpërmjet urdhrave, udhëzimeve, planeve të masave e tërheqjeve të vëmendjes që toleranca në këtë drejtim të jetë zero. Askush të mos neglizhojë apo më keq akoma të bëhet palë me keqbërësit, se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë.

Lexo edhe :  Spiropali merr pjesë në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira

Siç keni vepruar deri tani me kontrolle masive të territorit, kontrolle këto që nuk u ndalën edhe në periudhën e vështirë të izolimit nga pandemia, por përsëri Policia e Shtetit e vijoi punën krahas shumë detyrave duke ushtruar kontrolle të shumta të territorit, duhet që këto kontrolle të vijojnë më intensivisht.

Do t’ju mbështesim me helikopterë, me monitorim nga GDF, me dronë me mjete logjistike, ndaj kjo periudhë që ka mbetur duhet që e tërë struktura policore nga qendra në bazë, të angazhohet në kontroll territori, në mbledhje informacionesh, në bashkëpunim me qytetarët që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën, në interes të integrimit evropian të vendit tonë- shtoi Veliu.

Parandalimi dhe goditja e krimeve mjedisore, rritja e parametrave të sigurisë në komunitet me prioritet zonat bregdetare, kapja e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë apo me lëndë narkotike, parandalimi i aksidenteve rrugore duhet të jenë në fokusin e pa ndërprerë të punës suaj të përditshme nënvizoi Drejtori i PSH.

Parandalimi i përhapjes së COVID-19, ishte një tjetër pikë ku Drejtor Veliu u ndal dhe kërkoi nga drejtuesit e policisë angazhim maksimal, pasi misioni jonë është të mbrojmë jetë dhe kjo detyrë është e shenjtë pasi mbrojmë jetët tona, të fëmijëve tanë e të gjithë shoqërisë, ndaj mos hezitoni të penalizoni dhe të ndaloni cilindo që nuk zbaton protokollet e sigurinë apo bëhet nxitës e përhapës i këtij virusi. Qytetarët e ndershëm na vlerësojnë nga puna që bëjmë, nga sjellja që performojmë e nga shërbimi që ju ofrojmë , ka mbyllur fjalën e tij Drejtor Veliu

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Radha e sovranit

Flaka Surroi Ende pa u bërë tri javë qëkur e dha betimin si kryetar i Amerikës, Donald Trump ka marrë...

Vlorës i ngec Sahati, akrepat kanë ‘ngrirë’ prej 30 vitesh!

Dikur, jehona e sahatit të Vlorës ishte si një dirigjent i padukshëm që drejtonte ritmin e qytetit. Tregtarët hapnin dyqanet me ‘tik-tak’- un e...

Protesta e opozitës/ Meta thirrje qytetarëve nga burgu: E gjithë Shqipëria sot në këmbë!

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me një mesazh nga qelia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës që...

E rëndë/ Ra nga kati i katërt, humb jetën punëtori në Tiranë

Paraditen e kësaj të shtune, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi B. K., rreth 66-vjeç, i...

Për vetëm 10 mijë votues pa dokumenta, ndër 1.75 milionë që do të votojnë…

Berisha ka lëshuar një ultimatum: Deri më 13 shkurt (kur do të votohen në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor për lehtësimin e votimit tw...

Lajme të tjera

Web TV