Anika Dokle: “Mjekët” që s’qullosën gjë me parashikimet për beharin, tani kthejnë filxhanin edhe për dimrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja gjinekologe, Anika Dokle ka reaguar lidhur me deklarata e fundit të mjekëve dhe autoriteteve të shëndetësisë të cilët bëjnë parashikime se çdo të ndodhë në vjeshtë lidhur me virusin e ri COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo i quan ata kurajozë të mëdhenj dhe shkruan me ironi se meqë nuk qullosën gjë me parashikimet për beharin dhe tani kthejnë filxhanin edhe për dimrin.

Ndërkohë, më tej jep dhe disa këshilla për të bërë kujdes.

Postimi i plotë: 

Kurajozë të mëdhenj janë këta “mjekët” që nuk qullosën gjë me parashikimet për beharin dhe tani kthejnë filxhanin edhe për dimrin.

Nuk është ndonjë shkencë e madhe t’u thuhet njerëzve që virusi ka trajektoren e vet(bota ka njohur dhe pandemi të tjera virale) dhe deri në përfundim të saj duhet bërë kujdes sipas disa këshillave të thjeshta:

-Mos frekuentoni vende me shumë njerëz.
-Mos frekuentoni vende të mbyllura dhe të paventiluara mirë.
-Të përdoret maska në ambjente ku njerëzit nuk ruajnë dot distancën mbi 2 metra nga njëri-tjetri.
-Të bëhet higjienë më e kujdesshme e mjedisit ku jeton dhe punon.
-Ushqehuni mirë, pini mirë, flini mirë.
-Ndiqni vetëm këshillat e ekspertëve të mirëfilltë, për të ruajtur shëndetin mendor.

Dhe ju “ustallarëve” që bëni kronikanin e vdekjeve të paralajmëruara pa qenë as epidemiologë dhe as reanimatorë, u them: Na u hiqni sysh!!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit...

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

1987/ Masakra e Hoddle Street, 19-vjeçari Julian Knight, terror ndaj kalimtarëve

Më 9 gusht 1987, qyteti i Melbourne, Australi, u trondit nga një nga ngjarjet më të rënda në historinë kriminale të vendit: masakra në...

Polici ‘hero’ shpëton 3 të plagosurit në Fier, i akordohet certifikata e lartë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Kjo...

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një zjarr i përfshiu zonën e...

Lajme të tjera

Web TV