Anti-shpifja/Ktheu ligjin në Kuvend, mazhoranca i hakërrehet Ilir Metës   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kthimit të ligjit Anti-shpifje nga ana e presidentit Meta, kanë ardhur edhe reagimet e para të mazhorancës.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tentoi të bëjë ironi teksa u shpreh se dihej botërisht që kreu i shtetit do ta rikthente ligjin Anti-shpifje me urdhër të Lulzim Bashës.

Kudo në botën demokratike dihej se Presidenti Meta pas urdhrit të Bashës do të kthente mbrapsht përmes dekretit dy ligjet komponentë të kësaj pakete të parë të betejës me shpifjen. Edhe në të ardhmen, legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes. Përmirësimet ligjore janë certifikuar tërësisht nga partneri i rëndësishëm OSBE, edhe në kuadër të faktit historik që ne e drejtojmë tani. Mban 57 vende dhe 1 miliardë persona. Më 20 janar dekretet i njoftohen Kuvendit, dhe në seancën më të parë dekretet e z. Meta do të rrëzohen”- tha Balla.

4 shkeljet që gjeti Ilir Meta

Presidenti Meta i ktheu dje Kuvendit Paketën- Antishpifje duke i kërkuar që ta rishikonte pasi kishte konstatuar 4 shkelje të rënda, ndër të cilat tek e drejta themelore e lirisë së fjalës.

Nga studimi i thelluar dhe krahasues i ligjit të miratuar në tërësi, konstatohet se disa dispozita të tij dhe konkretisht nenet 14, 15, 29, 30, jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me: Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

Nuk janë në harmoni me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.- theksonte Presidenti Meta në dekret./Fjala.al/

Të fundit

Vlashent Sata dhe Dojna Mema do të bëjnë dasmë por me një kusht!

Vlashent Sata, në një intervistë në “Natën me Aulonën” në MCN, kujton fillimet e lidhjes së tij me Dojna...

“Kokë e këmbë në EncroChat”/ Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ripërsëritur thirrjen e tij për miratimin e vetting-ut të politikanëve, si një hap i domosdoshëm për pastrimin e...

‘Plasin’ protestat në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes

Një udhëheqës fetar nga grupi fitimtar rebel Hayat Tahrir al-Sham tha se pema do të restaurohet dhe njerëzit që e dogjën atë do të...

“ABC7NY” jehonë Parashqevi Simakut: Këngëtare nga Shqipëria dhe thesar kombëtar

Ishte televizioni “ABC7NY” që publikoi pamjet e Parashqevi Simakut teksa merrte ndihma bamirëse që sensibilizoi mbarë opinionin shqiptar. Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve, gazetari...

Vrasja e 55-vjeçarit në Sarandë/ Rrëfehet fqinji i çiftit: Gruaja kishte probleme mendore

Lidhur me ngjarjen tragjike në fshatin Metoq në Sarandë, ku gruaja vrau burrin me sëpatë, një nga banorët e fshatit ka treguar se si...

Lajme të tjera

Web TV