Një tjetër deputet shqiptar del pozitiv me COVID-19, shtrohet në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e COVID-19 vazhdon të jetë kritike në Kosovë, ndërkohë që virusi nuk po kursen as politikanët.

Së fundmi pozitiv me COVID-19 ka rezultuar deputeti i LDK-së, Ardian Shala, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë.

Lajmin e ka bërë me dije dega e LDK-së në Suharekë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ardian Shala është shtruar sot në Spitalin e Prizrenit pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës se është pozitiv në COVID-19.

“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump nxjerr sërish SHBA nga UNESCO, çfarë pasojash ka ky vendim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë...

“Skënderbeu”,  Vivaldit ngjiti heroin shqiptar në skenën e madhe të Evropës

22 korrik 1718 Nga Leonard Veizi Në galerinë e figurave të mëdha të historisë botërore, disa emra nuk i përkasin më vetëm një kombi — ata...

Revolucion tek Liverpooli/ Reds firmosin me Ekitike në sulm, në shitje Nunez dhe Diaz

Një tjetër goditje në merkato nga Premier League, me shifra që, edhe pse respektojnë vlerën e lojtarëve të përfshirë, duken të ekzagjeruara. Liverpool ka...

Masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto nga një gomisteri në Tiranë, që kishte zaptuar një hapësirë në një bllok pallatesh. Rama shkruan se nuk...

Zgjedhjet e 11 majit/ 350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimin per zgjedhjet e 11 majit. Nga selia blu, Berisha akuzoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi,...

Lajme të tjera

Web TV