Një prift ortodoks rus është njeriu më i urryer në rrjetet sociale.
“Njeriu i zotit” i njohur me emrin Photios në kishën e qytetit Gatchina, rreth 40 kilometra larg Shën Petersburgut është bërë protagonist i një pagëzimi që për pak mund të kishte shkaktuar vdekjen e një vogëlushi. Ka qenë nëna e fëmijës që ka shmangur tragjedinë.
Prifti Vasily Necheporenko, i cili shërben te kjo kishë e vogël mori fëmijën rreth 1 vjeç për ta pagëzuar në legenin me ujë të bekuar. Sipas traditës ortodokse ruse, një fëmijë duhet të zh yeten tre herë në ujë të shenjtë në mënyrë që të pagëzohet. Veprimi nuk është pëlqyer shumë nga fëmija, i cili ka nisur të qajë. Kjo ka ngjallur zemërim te prifti, i cili e ka zhytur edhe shumë herë të tjera, në mënyrë që fëmija të pushojë së qari.
Por as kjo metodë nuk ka mjaftuar, me priftin që ka nisur të për dorë edhe forcën. Në atë moment është dashur ndër hyrja e nënës së fëmijës për të ndalur veprimin e çuditshëm të priftit, që e ka komentuar veprimin si diçka normale.
Foshnja nuk mbytej dhe nuk e goditi kokën në legen. Kam 26 vjet shërbim në kishë dhe gjithmonë përpiqem të bëj pagëzimin në atë mënyrë.”-tha Necheporenko.
Nëna e vogëlushit, Anastasia Alekseyeva u tha mediave ruse se atmosfera ishte e tensionuar që nga fillimi. Prifti veproi kështu, pasi ajo nuk i dinte lutjet.
“Pas zhytjes së parë, kuptova që foshnja po mbytej. Unë fillova ta tërheq nga krahët e priftit“,-shpjegoi gruaja, duke shtuar se vogëlushja ishte keqtrajtuar gjatë ceremonisë.
Si veprim normal është komentuar edhe Administrata e Kishës në Gatchina, që tha se pavarësisht se pamjet janë bërë virale, nuk ka asnjë ankesë zyrtare kundrejt priftit dhe për këtë nuk kanë të drejtë të marrin masa kundrejt tij.
Bo.Ba/fjala.al