Eksperti nga Uashingtoni: Shqipëria i hodhi dorezën Iranit, duhet kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shanset që Irani të krijojë një farë shqetësimi në Shqipëri janë të vogla por gjithsesi duhet pasur parasysh që kërcënimet janë bërë”. Kështu mendon eksperti i çështjeve ndërkombëtare dhe sigurisë Adrian Shtuni, i cili për News24, nga Uashingtoni ka folur për situatën e krijuar mes SHBA-ve dhe Iranit dhe rolin e Shqipërisë.

Ai tha se nisur nga deklaratat e liderëve shqiptarë dhe dëbimi i ambasadorit të Iranit, Shqipëria në një farë mënyre i ka hedhur dorezën në fytyrë Iranit, pra e ka sfiduar dhe duhet pasur kujdes.

Mendoj që Shqipëria ka marrë vendimin e duhur për pranimin e muxhahedinëve, si pranimi i një kërkese që ka ardhur nga SHBA drejtpërdrejt por që është në linjë të drejtpërdrejt me vlerën e shoqërisë shqiptare.

Ka një shqetësim sa i përket çështjes së sigurisë. Shanset që Irani të krijojë një farë shqetësimi në Shqipëria janë të vogla, por gjithsesi duhet pasur parasysh që kërcënimet janë bërë. Shanset që Irani të godasë brenda SHBA, janë më të ulëta.

Për mendimin tim rrezikshmëria është ekzistente. Ka pasur tendenca më para. Dëbimi i ambasadorit ishte një farë ofendimi i drejtpërdrejt, një farë hedhje e dorezës në fytyrë. Gjithashtu deklaratat e liderëve që e kanë identifikuar Iranin si burim destabiliteti. Soleimani ka pasur gjak në duar për vrasjen e qindra amerikanëve kështu që goditja ka qenë e pritshme. Sa i përket aspektit të rrezikshmërisë me të cilin përballet Shqipëria duhet të kihet kujdes. Aftësitë e Iranit për të goditur në mënyrë asimetrike janë shumë të limituara. Goditja e dy bazave ishte për të shpëtuar fytyrën”, u shpreh eksperti Shtuni.

Të fundit

Primaret në Sarandë, dorëhiqet një anëtar i PD-së, akuza për manipulime

Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë, Ilir Mulla ka bërë publike dorëheqjen e tij nga partia, duke ngritur...

“Gunga e Bizonit”/ Lakimi i shpinës, Mjekët: Qëndrimi mbi telefon po na deformon!

Telefoni po na deformon pa e kuptuar.  Qëndrimi me kokën përkulur mbi të  për një kohë të gjatë ka bërë që shumë persona të...

Razzie Awards 2025: Lista e plotë e “fituesve” për filmat më të këqij në kinema

Ndërsa Hollywood-i përgatitet për ndarjen e Oscar-ve, këtë të premte u shpallën Çmimet Razzie, që nderojnë më të këqinjtë në kinematografi. Filmi ‘Madame Web’ u...

Targat e personalizuara/ Një emër apo datë identifikon makinën tënde

“Ndonëse të kushtueshme, shqiptarët po tregojnë se janë të apasionuar pas targave të personalizuara. Sipas të dhënave nga drejtoria e transportit rrugor, nga 1...

Hapet testamenti i kryepeshkopit Janullatos, zbulohet kujt ja lë pasurinë

Është hapur 40 ditë pas vdekjes testamenti që la para se të ndërronte jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Në testamentin e Janullatos thuhet se të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV