“Nuk pendohem, më kishte bërë magji”, zbardhet dëshmia e djalit që masakroi nënën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dalë sot para gjykatës së Pogradecit për tu njohur me masën e sigurisë, “arrest me burg” 44-vjeçari Olsi Çekiçi, i cili më 6 gusht vrau me thikë nënën e tij Firdes Çekiçi 70- vjeçe, për ti prerë më tej kokën dhe për t’ia varur te porta e shtëpisë.

I dyshuari i akuzuar për veprat penale  “Vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Dhunë në familje”, është shfaqur i qetë në gjykatë, teksa mbante në fytyrë maskën e bërë të detyrueshme për shkak të koronavirusit.

Mësohet se në dëshminë e tij dhënë para gjykatës 44- vjeçari ka thënë se nuk është i penduar, pasi nëna i kishte bërë magji  dhe merrej me djallin.

Pas një sherri në familje, Çekiçi i preu kokën nënës së tij, 70- vjeçares Firdes Çekiçi. Gjithçka nisi nga një konflikt verbal, më pas autori ka masakruar nënën e tij, Firdes Çekiçi.

44- vjeçari Olsi Çekiçi, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Në momentin që policia mbërriti në banesë, 44-vjeçari ishte i lyer me gjak ndërsa armën e krimit e kishte ende në dorë.

Sipas Policisë, Çekiçi nuk ka bërë rezistencë ndërsa u ka thënë efektivë “mos u afroni se do ju bëj pis se gjaku është me magji.”

Kjo ngjarje i kaloi ekstremet e saj pasi 44- vjeçari e kishte masakruar nënën e tij duke i copëtuar pjesë të trupit, ndërsa koka e viktimës u gjet në oborr./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV