A duhet të jetë Berisha dhe Topalli deputet? Përgjigjet Besnik Mustafaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj beson se emrat që kanë kontribuar në këtë forcë politike dhe tashmë nuk janë më pjesë e nivelit të lartë në këtë forcë politike mund të jenë në listë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka bërë denoncime të guximshme për drogën dhe fenomene të tjera të pushtetit të Edi Ramës dhe ndaj ka kontribut në PD.

Ndërsa për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli tha se është e lidhur me PD-në dhe sipas tij kur bashkëvepron eksperienca me të renë, bëhet diçka e mirë.

“Unë jam një nga kritikët e Sali Berishës që më 2007. Por, në kohën që ai është në opozitë, Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në opozitarizëm. Berisha denoncoi drogën, denoncoi një sërë skandalesh. Në këtë kuptim, Sali Berisha ka kontribut në Partinë Demokratike. Në cilësinë e Berishës si deputet, ai mund të themi ka kontribut. Unë jam ndër të parët që kam kthyer disa figura sërish në PD. Unë besoj se të zemëruarit e ikur edhe mund të kthehen. Jozefina Topalli përshembull ka pasur kritika për PD, por është e lidhur me Partinë Demokratike. Ajo mund të jetë propozuar në Shkodër. Kur bashkëvepron eksperienca me të renë, besoj se bëhet diçka e mirë. Rama ka bashkëpunëtor figura që janë të reja, por janë një lloj klani le ta themi. Shoqëria ka eksperiencën për të gjykuar drejt programin tonë dhe kandidaturat”, deklaroi Mustafaj në News24./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Te gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore, fillon stërvitja në Shkodër

 Filloi në Shkodrës stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri me datë 11 Prill, 2025. Një...

Nis përgjimi masiv në Shqipëri?/ Ekspertët ngrenë alarmin për kompanitë telefonike

Në Shqipëri janë vendosur nga kompanitë telefonike, disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një sistem monitorimi të cilën ekspertët e IT...

Kurti ftesë LDK-së për koalicion, ja si reagojnë opozitarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion. Jehona Lushaku, anëtare e kryesisë së LDK-së thotë se është...

Ka 30 milionë pasagjerë në vit, por ky aeroport po fundoset në det!

“Kansai International Airport”, një nga aeroportet më të mëdha të Japonisë që përpunon mbi 30 milionë pasagjerë në vit, po përballet me një rrezik...

Jo vetëm votën, Berisha iu kërkon emigrantëve edhe para: Kemi nevojë për ndihmë nga ju

Zbulonhet e-mail-i i Partisë Demokratike për votuesit në diasporë. Në e-mail, PD bën thirrje shqiptarëve nëpër botë që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është...

Lajme të tjera

Web TV