PD: Ministria e Arsimit është arratisur në pushime, ndërsa duhet të kishte nisur përgatitja e shkollave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike akuzon Ministrinë e Arsimit se është e papërgatitur për strategjinë e fillimit të vitit të ri shkollor, të cilat do të hapen me 14 shtator.

Ish-deputeti i kësaj force politike, Luçiano Boçi në një postim në rrjetet shprehet se problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria e Arsimit sillet sikur çdo gjë shkon vaj.

Boci thekson se dështimet e mësimit online duhet që të rikuperohen me një shpejtësi tepër të madhe, ndërsa shton se shkollat nuk ofrojnë asnjë garanci nga ana higjene dhe sanitare.

Postimi i plotë:

MINISTRIA E PUSHIMEVE

Ndērsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bangat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata.

Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur.

Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.

Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron.

Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme.

Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore.

Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero.

Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës.

Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.

Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë.

E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim.

Lexo edhe :  FOTO: Ky është Adriatik Roshi që u dhunua barabarisht nga familja Koçeku në berberhane

Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria.

Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!!

Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV