Armando Sadiku pa ekip, prish marrëveshjen me Levanten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, ka zgjidhur me marrëveshje kontratën që e mbante të lidhur me Levanten edhe sezonin e ardhshëm, duke dal lojtar i lirë në treg.

Sulmuesi kuqezi ka luajtur gjatë dy sezoneve të fundit i huazuar te Lugano e së fundmi te Malaga. 29-vjeçari i lindur në Cërrik tashmë është në kërkim të një destinacioni të ri, ku do të mund të shfaqë potencialin e tij.

Njoftimi i Levantes:
“Levante UD dhe Armando Sadiku kanë arritur marrëveshjen për të ndërprerë kontratën që i mbante të lidhura palët deri më 30 qershor 2021.

Futbollisti shqiptar arriti te skuadra e Levantes në Janar 2018 nga Legia e Varshavës. Një vit më vonë, ai u bashkua me FC Luganon dhe në shtator 2019 u la me huazim te Málaga CF.

Ne, nga Levante UD duam t’ju falënderojmë për punën dhe profesionalizmin tuaj si dhe dëshirojmë të keni sukses si profesionalisht ashtu edhe personalisht.”

Të fundit

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Lajme të tjera

Web TV