EMRAT/ OFL “zbarkon” në Vlorë, katër persona duhet të deklarojnë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, katër shtetasve me banim në Vlorë, në kuadër të operacionit anti-KÇK, të nisur prej fillimit të shkurtit.

Sipas burimeve zyrtare, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

• J. T., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• V. Sh. alias R. T., banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• D. A., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e substancave narkotike”;

• D. N., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Burime bëjnë me dije se këta shtetas janë: Julian  Toro, Viktor Shoraj (alias Robert Toro), Dino  Abazi dhe Daniel Nikaj.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.” thuhet në njoftimin e policisë. /En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45,...

SHBA vendos sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke i akuzuar ato për “abuzim me pushtetin”...

“Toskana të vijë këtu”, arkitekti Winy Mass tregon çfarë vjen pas kullës me Skënderbeun

Arkitekti i njohur Winy Mass flet për modernizimin urbanistik të Tiranës, në Festivalin “Bread & Heart” Festival. “Organizoni samite dhe shihni mrekullinë, gjithë këtë hapësirë....

Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

Dashuria për kafshët dhe sidomos për qentë është një instinkt që shumë njerëz e ndajnë mes tyre. Kush mund t’i rezistojë magjisë së një...

Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”. Në një njoftim për mediet, Policia e...

Lajme të tjera

Web TV