Receta natyrale për trajtimin e rrudhave poshtë syve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stresi, mungesa e gjumit, mosha dhe alergjitë mund të bëjnë që sytë t’ju duken të lodhur, të kenë rrudha dhe të mos jenë në formën e duhur. Shumica e njerëzve shpenzojnë para të majme për kremra të shtrenjtë për sytë, por rrallëherë i gëzojnë efektet e premtuara.

Prandaj, ekspertët ju sugjerojnë që të provoni edhe produkte shtëpiake të cilat mund t’i përgatitni vet dhe që ju ofrojnë efekte të mahnitshme.

Përbërësit:

Vaj organik kokosi

Vaj esencial temjani

Tableta të vitaminës E

Vaji i kokosit është baza për këtë krem të hidratimit të syve dhe depërton shumë lehtë në lëkurë. Vaji esencial i temjanit është përdorur për shekuj me radhë dhe ofron efekte të mahnitshme për lëkurën duke parandaluar rrudhat, gërvishtjet, duke zbutur lëkurën dhe duke larguar shenjat e plakjes.

Në anën tjetër, vitamina E ka veti antioksiduese të cilat e mbajnë lëkurën të butë, riparon dëmet e lëkurës dhe parandalon rrudhat dhe plakjen e parakohshme.

Përgatitja:

Në një enë shtoni një lugë gjelle vaj kokosi, përziejeni pak për ta ngrohur, pastaj shtoni dy kapsula vitaminë E dhe 2-3 pika vaj temjani. Përziejeni mirë dhe transferoheni kremin në një mbajtës më të vogël me kapak. Vendoseni atë në frigorifer. Një pjesë të vogël të kremit aplikojeni nën sy para gjumit dhe lëreni të veprojë gjithë natën. Ju gjithashtu mund ta përdorni edhe në mëngjes, por duhet të prisni 10 minuta para se të aplikoni makijazhin.

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV