COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID-19 i ka marrë jetën një mjeku në Kosovë. Bëhet fjalë për internisti dhe nefrologun nga komuna e Vitisë, Feti Hetemi, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e mjekut. Ai po trajtohej prej disa ditësh në një prej linikave të QKUK-së, por nuk arriti dot të fitojë betejën me koronavirusin.

“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi.Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19.Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm.Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë.Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e familjes./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Akuzohet për trafikim të miturish/ Urdhër arresti për ish-presidentin e Bolivisë

Drejtësia boliviane ka rivendosur një urdhër arresti për “trafikim të të miturve” kundër ish-presidentit të vendit Evo Morales, i...

Rama thirrje emigrantëve në Greqi/U bë një mishmash me postën, shkoni merreni vetë zarfin

Kreu i PS,  Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër duke folur për problemet e shfaqura me votën e Diasporës, i ka bërë thirrje...

Balla: PS bën shtet! Shqipëria do të jetë vendi i 29-të anëtar i BE në vitin 2029

Nga Njësia 8 në Tiranë, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vendosi në qendër të fjalës së tij dy çështje kyçe për...

“Të gjithë janë bufa të vegjël”/ Rama sërish partitë e vogla: Farë e keqe që “polli” LSI!

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër sulmoi sërish partitë e reja që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke...

Meta kujton kohën si kryeministër/ Dikur bënim projekte si superstrada Kapshticë-Korçë!

Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rikujtuar një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij qeverisëse: nisjen e punimeve për superstradën Kapshticë–Korçë...

Lajme të tjera

Web TV