Thirrja e pedagoges: Pastroni Korçën, jemi kthyer në vatër covidi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë u bënë disa muaj që mbarë bota po jetojnë me pandeminë, kështu që dhe rregullat kryesore për të ruajtur veten dhe të tjerët janë bërë pjesë e rutinës sonë.

Por në të vërtetë ajo që duhet theksuar është fakti se nuk vlen vetëm pastërtia vetjake, pasi e rëndësishme është edhe dezinfektimi i ambienteve të përbashkëta që ndajmë me të tjerët.

Një shqetësim i tillë është ngritur së fundmi nga Sorina Koti, pedagoge në Universitetin e Korçës.

Përmes një postimi në Facebook ajo kërkon nga institucionet përkatëse, si dhe Bashkia që të dezinfektohet qyteti, tavolinat, karriget baret dhe çdo ambjent tjetër publik.

“Prej kohësh Korça është kthyer në një vatër COVID-19. Më shqetësuesja, të cilën e kërkoj me forcë, është pastrimi dhe dezinfektimi i qytetit, i ambienteve publike, bareve, restoranteve, bizneseve etj…

Kudo që shkon nuk sheh askund të dezinfektohen tavolinat, karriget, ambientet e përbashkëta… Ku është Bashkia dhe institucionet përgjegjëse? Ku janë fondet e emergjencës për Pandeminë?

Duket, që situatën me vetëdije, e kanë lënë në rënie të lirë! Nëse nuk dini, mësoni nga vendet fqinje, atje ku dezinfektohet çdo ambient, çdo karrige, çdo shezllong, çdo tavolinë!”, shkruan Sorina Koti./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV