Cigaret elektronike rrisin rrezikun e infektimit nga Covid-19 në mënyrë të konsiderueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush pi cigare elektronike ka më shumë gjasa të sëmuret me COVID-19 sesa jo duhanpirësit.

Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë. Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher, nga Shkolla e Mjekësisë Standford ka arritur në këtë përfundim pas krahasimit të të dhënave të 4,351 pjesëmarrësve me moshës 13 dhe 24 vjeç nga të gjithë rajonet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi u botua së fundi në Journal of Adolescent Health.

Mushkëritë e dëmtuara

Sipas studimit përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirë që kur infektohen me virusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rreziku për t’u sëmurur është 6,8 përqind më i lartë.

Autorja kryesore e studimit, Shivani Mathur Gaiha, i paralajmëron të rinjtë ndaj sigurisë mashtruese se moshat e reja nuk preken nga COVID-19. “Shumë besojnë se mosha i mbron ata nga simptomat e COVID-19. Por të dhënat tregojnë se kjo nuk vlen për ata që pinë duhan. Dhe rreziku i sëmundjes rritet jo vetëm pak, por shtohet me të vërtetë!” – tha ajo.

Me ekzaminimin e saj pediatria Halpern-Felsher nuk dëshiron vetëm të paralajmërojë adoleshentët dhe të rriturit që të ruhen. Ajo u bën thirrje gjithashtu autoriteteve shëndetësore të veprojnë. “Tani ka ardhur momenti,” thotë ajo. “FDA duhet të nxitojë dhe t’i rregullojë këto produkte.”/DW

Të fundit

Rama ndan pamjet: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në gjimnazin “Jani Nushi” në Lushnje. Rama shprehet se...

Zbarkimi në Normandi/ “Dita D” aleatët 155 mijë trupa kundër gjermanëve

Përgatiti: Leonard Veizi Ka më shumë se 80 vjet që kjo ditë kujtohet për çdo vit. Ishte mesi i muajit maj të vitit 1944 kur...

“Udhëton me një fletushkë”/ Spiropali ironizon Berishën: Nuk po lënë gur…

Në një deklaratë publike, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i cilësoi veprime si një “njollë të zezë në diskursin politik shqiptar”. Kryetarja e Kuvendit,...

Laert Vasili për ish-konkurrentët: Po vazhduan, do të përballen me avokatët e mi

Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, tregoi në një intervistë të fundit se pas daljes nga ky reality show ka qenë...

Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit

Mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare në Kuvend, e dyta pas zgjedhjeve të 11 majit. Në orën 09:00, para nisjes së...

Lajme të tjera

Web TV