Menjëherë pas videos virale në internet ku katër efektivë të Policisë së Shtetit që morën pjesë në një ceremoni martesore të organizuar në kundërshtim me ligjin, nga autoritetet është marrë masa për identifikimin dhe pezullimin nga detyra të Specialistit të Policisë Kriminale J.R; Inspektori i policisë së zonës N.R si dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme të identifikuar me inicialet S.k dhe A.M.
Efektivët kishin shkuar në vendngjarje për të kontrolluar dhe mbyllur lokalin ku po zhvillohej dasma pasi për shkak të pandemisë së Covid-19 nuk lejohen grumbullimet në mënyrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Por efektivët siç dhe u shfaq në videon që u bë virale në internet u futën për të kërcyer.
Nga verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u evidentua lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe.
Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. N; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C./Re.Gu/Fjala.al