SHBA: Zgjedhjet në Bjellorusi nuk i përmbushën standardet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara i dolën në mbrotje të enjten protestuesve bjellorusë dhe thanë se mbështesin përpjekjet ndërkombëtare për shqyrtimin e zgjedhjeve të kundërshtuara kohët e fundit, të cilat i dhanë Presidentit Alexander Lukashenko mandatin e tij të gjashtë në detyrë.

Në deklaratë shprehej shqetësimii thellë “mbi të metat serioze të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit” në Bjellorusi, duke thënë se ato nuk i përmbushën standardet për të qenë “të lira dhe të ndershme”.

Në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dënohej “me forcë dhuna e ushtruar ndaj protestuesve paqësore e gazetarëve, arrestimi i kandidatëve të opozitës dhe protestuesve paqësorë apo abuzimi me të ndaluarit”.

Në deklaratë vlerësohet gjithashtu qasja paqësore e popullit bjellorus për të përcaktuar të ardhmen e vet.

“Ne i qëndrojmë përkushtimit tonë afatgjatë për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bjellorusisë si dhe aspiratat e popullit te tij për të zgjedhur udhëheqësit dhe rrugën e tyre të lirë nga ndërhyrjet e jashtme”, thuhet në deklaratën e DASH.

Uashingtoni bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të atyre që janë arrestuar padrejtësisht dhe llogaridhënie për ata që raportohen të zhdukur.

Zoti Pompeo tha se SHBA qëndron pas hetimeve ndërkombëtare mbi zgjedhjet dhe pasojat e saj. “Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të shqyrtuar në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimin me të drejtat e njeriut rreth zgjedhjeve dhe përpjekjet që pasuan për t’i goditur ato”, tha ai.

Opozita bjelloruse ka thënë se zgjedhjet ishin manipuluar me qëllimin për të garantuar qëndrimin në pushtet të Aleksandër Lukashenkos.

Të mërkurën Bashkimi Evropian njoftoi se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi, proces që kritikët e Presidentit Aleksandër Lukashenko thonë se ishte i manipuluar për të zgjatur 26 vitet në pushtet të tij. BE-ja tha gjithashtu se do të vazhdojë me planet për t’i vendosur sanksione Bjellorusisë.

Lexo edhe :  Në 41 vjeç, ishte Isabella Rossellini shumë e vjetër për të qenë e bukur në 1994?

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili i ka ofruar ndihmë ushtarake zotit Lukashenko, paralajmëroi të martën Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin Francez Emmanuel Macron të mos ndërhyjnë në punët e Bjellorusisë.

Zyrtarët që administruan procesin zgjedhor në Bjellorusi thanë se zoti Lukashenko u rizgjodh për një mandat të gjashtë me 80 per qind të votave ndërsa kandidatja e vetme serioze e opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya fitoi rreth 10 për qind të tyre. Por kjo e fundit thotë se zgjedhjet u manipuluan.

Zonja Tsikhanouskaya hyri vonë në garë, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, një bloger dhe kandidati i mundshëm i opozitës, Siarhei Tsikhanouski.

Aleksandër Lukashenko e mori pushtetin në Bjellorusi në 1991 pasi vendi shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Ai njihet në Perëndim si “diktatori i fundit i Evropës” për shkak të shtypjes së të drejtave të njeriut, mbytjes së fjalës së lirë, dyshimeve për manipulime në zgjedhje si dhe tolerancë të zbehtë ndaj opozitën. Por mbështetësit e tij thonë se ai e ka mbajtur Bjellorusinë larg luftës dhe se i ka siguruar punë popullatës. Zoti Lukashenko ka kërkuar ta fshijë imazhin e tij prej diktatori në Perëndim, duke u përpjekur për lidhje më të mira me Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë ditët e fundit punëtorët në Bjellorusi janë hedhur në grevë si pjesë e një fushate për të larguar nga pushteti presidentin autoritar. Trazirat filluan të përshkallëzohen pasi zoti Lukashenko hodhi poshtë kërkesat për të dhënë dorëheqjen dhe pas një sulmi të ashpër të policisë ndaj protestuesve paqësorë./VOA

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV