Covid-19/ Apel nga studiuesit: Shmangni këtë veprim me kondicionerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajri i thatë apo i kondicionuar rrit infeksionin e Covid-19. Prandaj një grup studiuesish kërkojnë në studimin e tyre standarde optimale për lagështinë në mjedise të brendshme dhe në mjetet e transportit publik.

Lagështia relative duket se “ndikon fuqishëm” në përhapjen e viruseve në mjediset e mbyllura, sidomos kur ajri është i thatë. Ky është përfundimi i një ekipi hulumtues indiano-gjerman. “Lagështia duket se luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për përhapjen përmes ajrit të COVID-19 në mjediset e brendshme”, thuhet në raport, i cili bazohet gjithashtu në gjetjet e nga testet e kaluara me viruse të ngjashme, H1NI për gripin dhe MERS-CoV.

Ngrohja apo ftohja ekstreme e mjediseve të brendshme me kondicioner shkakton tharjen e ajrit dhe ndihmon përhapjen e virusit COVID-19

Prandaj në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë të paktën 40% deri 60% lagështi, për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së viruseve, thanë analistët e Laboratorit Fizik Kombëtar të Indisë CSIR të udhëhequr nga Sumit Kumar Mishra dhe ata të Institutit Leibniz të Gjermanisë për Kërkime Troposferike (TROPOS) nën drejtimin e Alfred Wiedensohler dhe Ajit Ahlawat.

Ruajtja e lagështisë relative të dhomave apo zyrave në vlerat 40% dhe 60% si dhe hapja e dritareve mund ta zvogëlojë thithjen e pjesëzave të infektuara prej virusit.

Hemisferën e veriut e pret rreziku

Ardhja e dimrit në hemisferën veriore nënkupton rreziqe më të larta për “miliona njerëz”, paralajmëroi Wiedensohler, sepse ata do të qëndrojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajër që vjen jashtë duke kaluar përmes kondicionerëve.

Në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë të paktën 40% deri 60% lagështi për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së viruseve

Ngrohja e ajrit në një temperaturë të pranueshme do ta “ulë ndjeshëm lagështinë relative të mjediseve të shtëpive, zyrave apo dyqaneve, dhe kjo do të krijojë një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme për banorët apo punonjësit, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19”, thuhet në studim.

Lexo edhe :  Kthjellime dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

Por sipas studimit edhe ftohja ekstreme e mjediseve të brendshme me kondicioner gjatë verës shkakton tharjen e ajrit dhe gjithashtu “ndihmon jetëgjatësinë e viruseve COVID”.

Standard minimum për lagështinë relative në mjedise të mbyllura

Si përfundim ekipi i studiuesve thotë që mbikëqyrësit e ndërtesave dhe qeveritë duhet të azhurnojnë standardet dhe duhet të përfshijnë faktorin e lagështisë në rregullat e ardhshme për mjediset e mbyllura.

“Bazuar në gjetjet e studimit për të ardhmen është e domosdoshme të vendoset një standard minimum për lagështinë relative në ndërtesat publike” thuhet në raport, sepse kjo “jo vetëm që do të zvogëlojë ndikimin e COVID-19, por gjithashtu do të zvogëlojë edhe ndikimin e shpërthimeve të mëtejshme të epidemive virale”.

Për momentin, përveç mbajtjes së maskave, shkencëtarët udhëzojnë që të respektohet distanca sociale dhe që në mjedise të mbyllura të ketë në varësi të madhësisë sa më pak njerëz që të jetë e mundur “. DW

Të fundit

Berisha prezanton programin për arsimin: Transformim të thellë sistemit

Në një takim me pedagogë, mësues dhe nxënës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar përpara tyre programin...

Kërkohej nga Interpol Roma, shqiptari kapet në kufirin malazez

Policia kufitare malazeze arrestoi në vendkalimin e Bozhajt (Hani Hotit) shtetasin shqiptar A. K kur po hynte në Mal të Zi. “Zyrtarët e Sektorit të...

Peshku sulmon dhe “ kafshon”gruan që pretendonte të ishte një sirenë në një akuarium

Një episod i rrallë që i ka ndodhur një gruaje në një akuarium në Kinë duke u sulmuar nga një peshk, është regjistruar nga...

Vodhi para dhe ushqime në një dyqan në Koplik, pranga 31-vjeçarit

Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili vodhi një natë më parë në një dyqan një shumë parash...

The Guardian: Çfarë do të thotë për Serbinë dorëheqja e kryeministrit Vučević?

Kryeministri populist i Serbisë, Miloš Vučević, ka dhënë dorëheqjen në një përpjekje për të qetësuar tensionet politike pas muajsh protestash kundër korrupsionit. Protestat filluan në...

Lajme të tjera

Web TV