Tirana arriti që të kualifikohet në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve pas fitores së arritur të mërkurën ndaj Dinamo Tbilisit në Gjeorgji me rezultat 2:0.
Në xhiron e radhës Tirana do përballet me skuadrën nga Beogradi, Crvena Zvezda.
Tashmë “lufta” në mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serb ka shpërthyer në rrjetet sociale.
“Në gjunjët e tu para serbëve”, “Kosova është zemra e Serbisë”, janë vetëm disa nga komentet e serbëve, të cilat provokuan reagimin e shqiptarëve, të cilët gjithashtu nuk i kursyen tifozët e Zvezdës dhe serbët me ofendime e fyerje.
Ndeshja do të zhvillohet në Tiranë më 25 gusht, nga ora 20:00 në stadiumin e ri “Air Albania”, i cili ka një kapacitet prej 22.500 vendesh dhe që ka kushtuar kushton 85 milion euro.
Për shkak të pandemisë COVID-19, ky takim do të luhet pa praninë e tifozëve. /Fjala.al/Ke.Ba