Tiranë/ Sherr mes drejtuesit të mjetit dhe një 34-vjeçari me monopatinë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 34 vjeçar dhe drejtuesi i një automjeti janë konfliktuar pasditen e sotme.

34-vjeçari që ecte me një monopatinë është trembur në rrugë nga lëvizjet e një makine dhe kaq ka mjaftuar që të plasë sherri. I riu është konfrontuar me shoferin, e ka goditur dhe më pas i ka thyer xhamin e makinës. Policia ka ndërhyrë duke vënë në pranga 34-vjeçarin, e identifikuar si Robert Skara.

Njoftimi i policise:
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve” dy shtetas po konfliktoheshin, menjeherë kanë shkuar në vendngjarje.

Sherbimet e Policisë, falë ndërhyrjes në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ku shtetasi R.S, kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” .

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV