Deklaratat e qeverisë greke mbi zgjerimin e kufirit detar, MEPJ: Çështja rregullohet nga Konventa e së Drejtës së Detit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, tha të mërkurën në një reagim të saj për Zërin e Amerikës, se zgjerimi i kufirit detar të Greqisë nuk ka të bëjë me kufirin ujor shqiptaro-grek.

Reagimi i autoriteteve shqiptare pasoi deklaratën e bërë të mërkurën në parlament nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis se qeveria e tij do të paraqesë një projektligj, për të shtyrë kufirin perëndimor të ujërave territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare. Zoti Mitsotakis po ashtu deklaroi se Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias kishte vënë në dijeni edhe homologët e tij italian dhe shqiptar.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu përgjigj interesimit të “Zërit të Amerikës” për këtë temë, duke thënë se “lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.

Ministria e Jashtme shprehet se “Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Në reagimin e saj për VOA, Ministria e Jashtme shton se “Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS”.

Shqipëria dhe Greqia po diskutojnë gjatë vitet e fundit mbi përcaktimin e kufijve detarë midis tyre. Një marrëveshje e mapërshme mes dy qeverive u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe bisedimet nisën nga fillimi me grupe të reja negociatore.

Lexo edhe :  “A kanë zemër”/Nëna e Martinit:Si ministrja nuk erdhi të më ngushëllojë por del edhe qesh

Në një mesazh në Tëitter të martën, Ministri i Jashtëm grek Niko Dendias, shkruante se kishte folur në telefon me Kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.

Të fundit

Seanca në GJKKO për “Sterilizimin”, biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në sallë

Këtë të hënë, po zhvillohet seanca në GJKKO për Sterilizimin. Mësohet iznesmeni Ilir Rrapaj, ka humbur ndjenjat në sallë.

Kompanitë e makinave, Honda dhe Nissan njoftojnë planet për t’u bashkuar

Kompanitë Honda dhe Nissan njoftojnë planet për t'u bashkuar pasi gjigantët japonezë të makinave luftojnë për t'u përballur me rivalët në automjetet elektrike. Sipas mediave...

Pyetja e Adit

Edison Ypi Pyetja duhet të jetë sa më e shkurtër. Pyetja më e gjatë se tre fjali, s'është pyetje, është pjerdhje. Që pyetja duhet më e shkurtër...

PD sot në protestë, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Do ketë pasoja!

Lidhur me protestën e sotme të opozitës, policia e shtetit ka dalë me një njoftim për mediat. Aty thuhet se policia garanton të drejtën...

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës/ Reagon Elvana Gjata: 10 herë bie, 11 ngrihem

Këngëtarja Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj “Karnaval”. Pavarësisht pritshmërive të larta dhe...

Lajme të tjera

Web TV